Zbulohen “sekretet”! Ja pse fëmijët japonezë janë më të shëndetshmit në botë

E dinit që fëmijët japonezë janë më të shëndetshmit në botë?

Nëse nuk e dinit, do e mësoni pikërisht këtu. Sipas studimeve të ndryshme arsyeja lidhet me obezitetin.

Nivelet e obezitetit në Japoni janë shumë më të ulëta krahasuar me vendet e tjera.

Dhe ekzistojnë një sërë “sekretesh” që të gjithë ne duhet t’i kemi në mendje, kur të vijë momenti i krijimit të një familjeje.

E themi këtë sepse çelësi kyç pse fëmijët japonezë janë të shëndetshëm është familja e tyre.

Parashtrimin e mësipërm do e kuptoni pasi të lexoni “sekretet” e mëposhtme që prindërit japonezë i praktikojnë me fëmijët e tyre.

Së pari, ata e bëjnë ushqimin tepër të shijshëm. Dhe e dini pse? Sepse nuk duan që fëmijët e tyre të hanë gjithë kohën jashtë shtëpisë.

Amvisat i kushtojnë një vëmendje të veçantë ushqimit në mënyrë që fëmijët të preferojnë vetëm dhe vetëm ushqimin e përgatitur në shtëpi.

Për rrjedhojë ato janë shumë më të shëndetshëm se fëmijët e tjerë.

Së dyti. Prindërit japonezë bëjnë rolin e aktorit të humorit kur vjen puna tek ushqyerja e fëmijës. U thonë atyre që ushqimi është tepër i shijshëm dhe i motivojnë që të hanë.

Së treti. Përdorin pjata të vogla për të servirur ushqimin. Kësisoj ai do të jetë minimalist dhe fëmija me kalimin e kohës do mësohet që të ushqehet me porcione të vogla.

Së katërti. Prindërit japonezë i inkurajojnë fëmijët e tyre që të merren me sport. I mbajnë larg teknologjisë dhe në vend të një celulari, ata preferojnë që t’i dhurojnë fëmijëve të tyre biçikletë.

iconstyle.al

Facebook Comments
Loading...