Vrau 8 kushërinjtë, gjendja e Ritvan Zykajt e frikshme: “Si një qenie jo e zakonshme!”

Autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj, nuk ka qenë i pranishëm në seancën e tretë të gjyqit.

Të mërkurën, gjyqtari Ervin Trashi do të dëgjojë ata dëshmitarë që kanë mbetur në Resulaj të Selenicës, pasi të tjerët janë larguar nga Shqipëria.

Ndërkohë Ritvan Zykaj vazhdon të qëndrojë në dhomat e izolimit në Policinë e Vlorës. Ai nuk flet me askënd dhe askush nuk ka shkuar ta takojë.

Policët që kanë mundur ta shikojnë nga afër, tregojnë se Zykaj shfaqet si një qenie jo e zakonshme.

“As qesh e as qan, por me një pamje psikopati të frikshme”, shkruan “ABC News”.

Ai vrau 8 kushërinjtë e  tij në 10 gusht të vitit të kaluar, midis tyre një fëmijë 8 vjeç dhe një adoleshente.

Zykaj qëlloi mbi ta me automatik pa asnjë pendim dhe në momentin kur u arrestua tha se i urrente pasi e quanin hajdut pulash.

/abcnews

Facebook Comments
Loading...