Vjehrri dhe vjehrra edhe bukën e gojës ta kujtojnë. Nuk di, ç’të bëj?

Mister X, jam një djalë nga Shkodra. Rastësia më bëri të njihem me një lule dibrane. U njohëm dhe thurëm të ardhmen së bashku. Atëherë kur menduam se krijuan çdo gjë iku si kala rëre.

 Më tha se donte të jetonte vetëm në Tiranë, sepse dibranet vetëm Tiranën paskan vendbanimin e tyre. Nuk më vjen keq që nuk begenisi dyqane e pasuri në Shkodër, por më vjen keq që nga një lule e njomë Korabi është kthyer në një ferrë Tirane, dado dhe shërbyese e fëmijëve të dembelit nga Tirana.

Mos vallë ka të drejtë ajo? Vallë kështu mendojnë vajzat dibrane? Faleminderit!

Përgjigje: Poetike. Por zonjusha, lule apo kaktus, ka bërë një zgjedhje. Ndjesë për zhgënjimin!

Mister X, jam një grua 23 vjeçe, jam e martuar, kam dy fëmijë, jetoj me vjehrrin dhe vjehrrën pasi burri rri më shumë në emigrim. Jam njeri i qetë, plot hare, njeri i qeshur, unë nuk ngacmoj apo të flas keq.

Por jam edhe shumë e mërzitur, e stresuar pasi këtu për gjënë më të vogël plas sherri. Këtu dhe bukën e gojës ta kujtojnë. Unë jam e zonja e vetes, bëj vetë çdo gjë që më thonë.

Me burrin shkoj mirë, duhemi shumë. I kam thënë të më marrë me vete, por nuk mundet. Më është mërzitur jeta prej tyre. Nuk di ç’të bëj? Prej tyre edhe në spital kam vajtur.

Përgjigje: Zgjidhja është që të jeni bashkë me burrin. Sa më shpejt, aq më mirë!

 

Facebook Comments
Loading...