Vjehrra ime i flet kundra, më fut në sherr me të fejuarin.

 Të dashurin e kam të huaj, punojmë bashkë. Kemi lidhje të qëndrueshme prej 9 muajsh. Ai është shumë i zgjuar, i qetë, më gatuan, unë fle tek shtëpia e tij shumicën e javës. Por ai nuk më ka thënë kurrë që më do, nuk para flet shumë, thotë që cdo gjë ma ka provuar me vepra, jo me fjalë. Të paktën 2 herë në javë do takoj shokët dhe ne s’do shihemi, dhe nuk është tip që të më ngrohë me puthje. Për të ardhmen mund ti ofrojnë punë në shtet tjetër dhe më thotë që nuk dihet cdo ndodhë me ne, rëndësi ka që tani jemi të lumtur. Nuk ndihem e ngrohtë apo të kem siguri me të. Ju lutem një këshillë.

Përgjigje: Ti realisht meriton të lidhesh me një shqiptar!!!!!!!

 

Të pëshëndes. Jam e martuar. E dua familjen time. Më është qepur një mik i familjes. Më thotë “të dua më shume se veten time, dua të kem të dashur”. Kjo gjë më bezdis shume. Kam nderruar dhe numrin. Më sygjero dicka, si ta largoj?

Përgjigje: Meriton të mos jetë më mik i familjes. Situatë që zgjidhet vetëm me bashkëshortin. (Kohët kanë treguar se nuk ka zgjidhje jashtë tij)

 

 Jam një vajzë 19 vjece, kam dy vjet e fejuar me dashuri. Kam duruar indiferencën e llafet e vjehrrës. I fejuari është në Itali. Vjehrra ime i flet kundra, na fut në sherr. Është fanatike. Ai e dëgjon, hodha serish dokumentat për shkollën e lartë këtë muaj. Nuk kam qenë e qetë. Më ndihmo se cfarë të bëj të lutem.

Përgjigje: Zgjidh midis fejesës në një ambient të vjetër dhe shkollës së lartë si një akt me të cilin do fitosh ti.

Facebook Comments
Loading...