Vesa Luma publikon një pjesë nga kënga e re dhe me siguri do t’ju thyejë zemrën

Ndërsa u rikthye prej pak kohësh në Kosovë, Vesa Luma paralajmëroi që po përgatitej t’i rikthehej tregut muzikor.

Këngëtarja publikoi sot për herë të parë një copëz nga kënga e saj më e re e titulluar “S’paska qenë e shkrume”.

Në këtë projekt Vesa nuk vjen vetëm, por në një bashkëpunim me këngëtarin Denik Prizreni.

Nga ajo që arrijmë të dëgjojmë kuptojmë se flitet për një baladë dashurie, ndërsa këngëtarja dallohet duke ecur drejt një pianoje të vendosur në natyrë.

Ashtu si këngët e tjera baladë të saj, presim që dhe kënga e re e Vesës të kthehet në një hit.

iconstyle.al
Facebook Comments
Loading...