Vendosen për herë të parë: Ky vend i mbushur me lule në Tiranë është ideal për të pasionuarit pas fotove

Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe një vend me to i është shtuar përkohësisht Tiranës.

Përpara Bashkisë së Tiranës janë vendosur disa lule si zbukuruese dhe flamingo, për të krijuar një vend perfekt për të pozuar këto ditë.

Nëse je i pasionuar pas fotove dhe dëshiron një ambient të ri për të pozuar, atëherë vizito këto ditë ambientin e dekoruar para Bashkisë.

Tashmë zbukurimet në këtë zonë duket se janë kthyer në një traditë dhe mjafton të kujtojmë zbukurimet me zemra për Ditën e Shën Valentinit.

Facebook Comments
Loading...