Ushqimet që “ushqejnë” marrëdhënien tuaj seksuale

Mjalti – I jep energji trupit, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe përmban enzima dhe minerale që ndihmojnë në rritjen e nivelit të testosteronit te meshkujt.
Fruta dhe perime – Përmbajnë shumë antioksidantë, që ulin rrezikun e kancerit. Qepët dhe hudhrat janë shumë të mira për stimulimin e kënaqësisë seksuale.
Vitamina C – Agrumet ndihmojnë shumë në fertilitetin e meshkujve. Studimet kanë treguar se 500-1000 mg në ditë agrume rrit numrin e prodhimit të spermatozoidëve dhe gjithashtu rrit cilësinë e tyre.
Vitamina B – Mungesa e saj çon në infertilitetin e femrave. Vitaminë B përmban ndër të tjera peshku, bifteku, djathi dhe vezët.
Shalqiri – Ky frut përmban shumë minerale që, përveçse të mbajnë të shëndetshëm, bëjnë që të mos bjerë dëshira seksuale.
Çokollata – Që në kohët e lashtë është menduar se çokollata ka efekte afrodiziake. Kakaoja përmban fibra, minerale dhe vitamina që sjellin energji. Liron endorfinat në tru, që jep një ndjesi kënaqësie.

Facebook Comments
Loading...