Unë jam një vajzë 25-vjeçare e fejuar,kam një të dashur që me të kënaqem më shumw se sa….

Përshëndetje zonja Suzi! Unë jam një vajzë 25-vjeçare e fejuar, por kam tre muaj që jam lidhur edhe me një djalë nëpërmjet telefonit. Të fejuarin e kam jashtë, edhe ky djali ndodhet jashtë Shqipërisë, por kur flas me të në telefon dhe bëjmë seks kënaqem shumë dhe prishem, ndërsa kur flas me të dashurin nuk kam qejf fare të bëj nga këto gjëra në telefon. Si e shpjegon ti këtë?

-Fenomene të tilla njeriu has në jetë, por gjithsesi janë thjesht çaste dhe eksperienca, por jo e gjithë jeta e njeriut. Edhe ju keni bërë një zgjedhje, jeni fejuar, mbase jua kanë propozuar të tjerët, por ju keni pranuar.

Edhe këtë djalin tjetër nuk është se e njihni, thjesht ka një zë të ndryshëm që ty të eksiton. Po ta njohësh nuk do të provosh atë që ti imagjinon.

Kjo marrëdhënie kaq e ka vlerën dhe nuk je as e para dhe as e fundit që bie në këto “gracka”, pasi sot telefoni apo interneti, pra marrëdhëniet virtuale, janë kthyer në një praktikë, por që operojnë vetëm me fantazinë dhe jo me të vërtetën. Nëse keni ndërmend të ndërtoni familje, mos u besoni këtyre lloj lidhjeve pasi kaq e kanë vlerën.

Facebook Comments
Loading...