Tuna e sëmurë duke bërë serum dhe 3 meshkuj që i rrinë te koka: Gjendja e këngëtares na shqetësoi

Këngëtarja Altuna Sejdi i ka shqetësuar fansat e saj pasi ka publikuar një video sot ku shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Bukuroshja shqiptare ka marrë serum ndërkohë që tre meshkuj i rrinë te koka, mes të cilëve miku i saj makeup-artisti Kaçi Lleshi dhe bashkëshorti Patris Berisha.

Nuk e dimë nëse videoja është bërë tani, apo i përket periudhës para koncertit, kur u tha se këngëtarja ishte jo në gjendje të mirë shëndetësore.

“Infermieri me krejt aftësitë e veta Kaçi Lleshi para setit”, shkruan këngëtarja për mikun e saj, i cili po kujdeset për të.

Javën e kaluar këngëtarja mbajti një koncert me rastin e 8 marsit në Maqedoni, ku prezantoi albumin e ri “Fortuna” dhe disa super bashkëpunime me Ylli Limanin dhe Armend Rexhepagiqin.

Facebook Comments
Loading...