Trekëndëshi i vdekjes: çfarë është dhe pse është kaq i rrezikshëm?

 

Me siguri që të paktën një herë në jetën tuaj keni dëgjuar për “trekëndëshin e vdekjes”, por le ta kuptojmë më mirë; çfarë është kjo zonë e ndaluar dhe pse është kaq e rrezikshme?

Vizualisht bëhet fjalë për këtë zonë të fytyrës tonë.

Në këtë zonë të fytyrës ka shumë enë gjaku që nuk kanë valvula (ndryshe nga pjesë të tjera të trupit). Për këtë arsye infeksioni ka më shumë shanse që të depërtojë përmes kësaj zone, duke shkaktuar sinuse në kokë apo komplikime të tjera, deri në vdekje. Prandaj dermatologët thonë të gjithë njëzëri se kjo është një zonë që nuk duhet ta prekni kurrsesi me duar, sepse mund të shkaktojmë dëme të paimagjinueshme.

Çfarë problemesh mund të kemi?

  1. Puçrat

Nuk duhen prekur kurrsesi sepse do të çojnë në inflamacion dhe formim gjendrash dhjamore. Për më tepër që infeksioni mund të akumulohet nën lëkurë. Ndonëse ky është një nga problemet më të zakonshme me të cilin përballemi në këtë zonë. Është absolutisht e ndaluar që t’i prekni vetë këto puçra, nëse nuk ndiheni mirë atëherë takoni mjekun. Në shtëpi mund të provoni me kompresa me vajra të ndryshme natyralë. Kjo do bëjë që qelbi të dalë jashtë dhe më pas lyejeni me pak alkol për siguri.

  1. Qimet e hundës

Në fakt nuk ka asgjë që nuk shkon me të. Për më tepër ato kanë një funksion shumë të rëndësishëm dhe shërbejnë si një filtër ajri. E vërtetë që nganjëherë duken shumë shëmtuar, por ekspertët këshillojnë mos heqjen apo prerjen e tyre. Sepse në këtë mënyrë i hapim derën infeksioneve.

  1. Pikat e zeza

Një tjetër problem shumë i zakonshëm në këtë zonë. Edhe pikat e zeza janë po aq problematike sa puçrat. E keqja me to është se ndërkohë që ju mundoheni ti shtypni dhe të nxirni materialin jashtë, në fakt bëni të kundërtën; e gjitha futet në gjak.

Prandaj për të zgjidhur këtë probleme ose duhet të drejtoheni në një qendër estetike ose përdorini maskën e zezë që është aq popullore. Këto janë maska që bëhen në shtëpi dhe kanë në përbërje karbon, xhelatinë dhe ujë. Mjafton të mbani mend se para se të aplikoni maskën duhet që të keni bërë avull në fytyrë dhe në fund duhet ta fshini fytyrën me ujë tonik për të mbyllur poret. ©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...