Test/ Sa e njeh shoqen tënde të ngushtë?

Je e sigurt se e njeh mirë shoqen tënde të ngushtë? Ajo është gjithnjë me ty duke u kënaqur për lumturinë tënde dhe duke të dhënë dorën sa herë je në vështirësi. Por sa e njeh? Provo të bësh këtë test dhe do zbulosh se çfarë di për të dhe nëse edhe ti je në lartësinë e duhur për miqësinë e saj. Mund të kesh surpriza në rezultat!

  1. Çfarë taktike përdor për të zgjedhur dhuratat e duhura për të?
    A:
    Zgjedh një objekt që pasqyron shijet e saj.
    B:
    Hap veshët dhe mundohem të kuptoj opinionin e saj për diçka që më intereson.
    C:
    I dhuroj diçka që më pëlqen dhe ka mundësi edhe asaj.
  2. Do të organizosh një festë surprizë për ditëlindjen e saj. Si sillesh?
    A:
    Përgatis festën klasike surprizë me dekorime dhe kapele.
    B:
    Organizoj një festë me ushqime dhe dhurata që mund t’i pëlqejnë.
    C:
    Mbledh gjithë njerëzit e dashur për të për ta bërë të lumtur.
  3. I njeh karakteristikat e burrit të saj ideal?
    A:
    Duhet të jetë një miks i ish-të dashurve të saj.
    B:
    Përputhet me historinë e dashurisë që nuk i është përgjigjur.
    C:
    Ka vetëm cilësi, asnjë defekt dhe në fakt nuk ekziston.
  4. E di se çfarë marrëdhënie ka me prindërit e saj?
    A:
    Besoj se të mirë, por nuk më flet kurrë për ta.
    B:
    Procedon me ulje dhe ngritje për të cilat më tregon shpesh.
    C:
    Di gjithçka për marrëdhënien e tyre, janë një familje.
  5. Si e kupton që është e mërzitur me ty?
    A:
    Kur ma thotë hapur.
    B:
    Kur nuk më kthen përgjigjje me sms ose nuk hap telefonin.
    C:
    Më mjafton një shikim për të kuptuar çfarë nuk shkon.
  6. I njeh faktet dhe tendencat për një pamje të mirë?
    A:
    Janë të ngjashme me të miat.
    B:
    Di gjërat që nuk i pëlqejnë.
    C:
    Po, ka gusto të përcaktuar mirë.
  7. E di se cili argument prek më shumë ndjeshmërinë e saj?
    A:
    Po dhe kur ka dëshirë të flasë, më drejtohet gjithnjë mua.
    B:
    E di çfarë e bën të vuajë dhe nuk ia kujtoj.
    C:
    E imagjinoj dhe evitoj të flas për të.
  8. E di nëse është xheloze për miket e tjera?
    A:
    Po, shpesh më tregon se ndihet e lënë pas dore.
    B:
    Nuk besoj, ajo është speciale.
    C:
    Po, por e di që ajo është mikesha ime më e mirë dhe i kalon shpejt.
  9. A mund të jeni në garë për të njëjtin djalë?
    A:
    Jo, nuk besoj, s’ka ndodhur kurrë.
    B:
    Po, e kemi kuptuar pa e thënë.
    C:
    Ka ndodhur më parë dhe e kemi lënë fare të dyja.
  10. E di cila është kënga e saj e preferuar?
    A:
    Nuk di nëse ka ndonjë të preferuar, por na pëlqejnë të njëjtën këngëtarë.
    B:
    Të gjitha ato që këndon këngëtari i preferuar.
    C:
    Po, ka qenë kolona zanore e shumë kujtimeve të saj.

 

Më shumë A: Mike apo çfarë?

Më shumë se mike është një shoqëruese për momentet e vetmisë. E njeh shumë pak miken tënde të zemrës dhe ke tendencën ta vësh theksin më shumë tek nevojat e tua se tek ajo. Duket gati sikur ti e frekuenton atë sepse sheh të reflektuar paksa personalitetin tënd tek ajo. Nëse do të rikuperosh një marrëdhënie më të mirë, përqendrohu tek ajo dhe braktise egoizmin.

Më shumë B: Mikeshë e mirë

E njeh mjaftueshëm miken tënde, por jo aq sa duhet për ta konsideruar më të mirën. Je e vëmendshme dhe receptive ndaj kërkesave të saj eksplicide ose ndjesive më të dukshme, por të mungon një pjesë e botës së saj të brendshme që ndoshta ajo vetë s’do të të lërë ta njohësh.

 

Më shumë C: Mike e zemrës

E njeh miken tënde të ngushtë sa njeh dhe veten. Marrëdhënia është simbiotike dhe stabël dhe është idealja për të gjithë. Ti je një mikeshë veçanërisht e kujdesshme për problemet dhe nevojat e saj dhe dedikimi yt duket se të rikthehet nga një shoqe gjithashtu perfekte.

Facebook Comments
Loading...