Të martën në “Ironia e Fatit”/ “Kadir kupton se Zejnep po e gënjen” –Episodi 30

Adem i drejton armën Kadirit. Shefi i policisë i shpëton jetën Kadirit duke qëlluar Ademin. 

Zejnep nuk bie pre e kërcënimeve të Veliut dhe kërkon prej Selimit adresën e Asijes. Selim e paralajmëron se pas Veliut fshihen njerëz më të rrezikshëm se sa ai. 

Kujdestarja e Asijes punon për Velin. Veli kërcënon Asijen të qëndrojë larg Zejnepit dhe urdhëron kujdestaren e saj që t’i rrisë dozën e ilaçeve.

Xhemre dhe Kerem hanë mëngjesin sëbashku. Xhemre fal Kermin për gabimet që ka bërë ndaj saj në të shkuarën, por i rrëfen se nuk i pëlqen afrimiteti i tij me Meralin. Kerem e siguron Xhemrenë se ka ndjenja vetëm për të. Demir i shikon sëbashku dhe bëhet xheloz. Zejnep i kërkon Xhemresë të gjejë të dhëna rreth Ajshes, por pa i treguar asaj arsyen.

Jakup i dorëzon Veliut shumën e parave të vjedhura. Ai i tregon Veliut për plagosjen e Ademit dhe se arrestimin e tij e ka bërë Kadir. Veli i kërkon Demirit të bëhet avokati i Ademit dhe të bind atë që të mos denoncojë asgjë në polici. Adem ende nën efektin e narkozës i tregon Kadirit se përgjegjës për bombën në stadium që vrau bashkëshorten dhe vajzën e tij është Xhansiz. Kadir vihet në kërkim të Xhansizit.

Veli i jep Meralit një shumë të madhe parash për të spiunuar lëvizjet e Keremit dhe Kadirit. Ajo përgjon një mision të ri të Keremit me Kadirin dhe ofrohet t’i ndihmojë ata, por Kerem nuk pranon.

Kadir ofrohet të marrë Ajlinën nga shkolla dhe kupton se ajo dhe Zejnep kanë takuar Veliun fshehurazi tij. 

Xhemre dërgon Keremin në një restorant luksoz. Kerem ndihet keq dhe i rrëfen Xhemresë gjendjen e vështirë ekonomike. Xhemre lidhet dhe më shumë me të kur kupton se ai është i sinqertë. /@gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...