Të hënën në “Vrasje të Vogla” –Serhan rikthehet pranë Ojas / Episodi 18

 

Pelin i ngre kurth Merves duke i dërguar gjithë grave të këshillit regjistrimin ku ajo pranon se e ka ditur për tradhëtinë e Mehmetit. Këshilli heq Merven nga detyra e kryetares. Pelin vendos të festojë hakmarrjen ndaj Pelinit duke organizuar një festë në shtëpi ku fton gjithë femrat e shoqërisë së lartë.

Tajlan takohet me Mehmetin edhe pse i ka premtuar Pelini të qëndrojë larg tij. Merve nuk i tregon Serhanit problemin që e shqetëson edhe pse ai e kupton që diçka ka ndodhur. Mehmet mashtron Tajlanin duke i thënë se ia ka dhuruar shtëpinë Arzus me dëshirën e tij në nder të fëmijëve që kanë sëbashku.

Mehmet fillon të ndjejë mungesën e Arzus dhe pendohet për divorcin. Tajlan këshillon Mehmetin që të vazhdojë lidhjen me Burxhun. Merve vendos të ballafaqohet me Pelinin, por shokohet kur mëson se ajo ka organizuar një festë në të cilën nuk e ka ftuar. Merve ul automatin e gjithë lagjes  dhe të ftuarat largohen të zhgënjyera nga organizimi i Pelinit.

Oja ka frikë nga errësira dhe vendos të largohet nga shtëpia për të mos qëndruar në errësirë. Arzu luan kukafshehurazi me fëmijët në mënyrë që ata të mos tremben nga errësira.  Oja shikon Serhanin në rrugët e lagjes. Serhan vë re se Ojan e ka zënë paniku.

Serhan qetëson Ojan njësoj siç kishte vepruar ajo më parë. Serhan i këndon një këngë Ojas. Arzu kalon momente të bukura pranë familjes. Oja dhe Serhan argëtohen në shoqërinë e njëri tjetrit. Pelin dhe Merve mbeten të vetmuara. Serhan shoqëron Ojan në shtëpi.

Edip shokohet kur shikon Ojan në shoqërinë e Serhanit nën dritën e qirinjve. Merve gënjen fqinjët se do të shkonte për vizitë në shtëpinë e Ojas dhe ata e shoqërojnë deri në shtëpinë e saj. Derën e shtëpisë së Ojas e hap Serhan. Merve trembet nga qeni dhe largohet nga shtëpia e Ojas menjëherë sapo largohen fqinjët e tjerë.

Serhan nuk e shikon Merven tek dera. Serhan mendon se Edip ka një lidhje romantike me Ojan dhe largohet nga shtëpia e Ojas pa u përshëndetur me të. Oja tenton ta prezantojë Serhnain si një pacient të sajin. Edip shokohet kur mëson se Serhan është bashkëshorti i Merves.

Merve kërkon hakmarrje ndaj Burxhusë. Merve merr hak edhe ndaj gjithë grave të këshillit duke i kërkuar agjensisë së punësimit që të heqë nga puna gjithë pastrueset e tyre. Të gjithë femrat e shoqërisë së lartë janë në kaos. Merve i kërkont ë vëlait që të mbyllin klubin e meshkujve. Oja shikon një ëndërr romantike me Serhanin.

Na ndiqni sërish të hënën për serinë e rradhës në “Vrasje të Vogla”

©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...