Të hënën në “Vrasje të Vogla”/ “Serhan heq dorë nga Oja” –Episodi 53

 

Serhan largohet nga darka i shqetësuar për Merven. Merve e ka inskenuar çdo gjë vetë duke u shtrirur sikur e kanë sulmuar. Ajo i kërkon Serhanit të qëndrojë në shtëpi dhe t’i ofrojë asaj mbrojtje. Serhan ndihet fajtor dhe përkujdeset për të.

Oja është e dëshpëruar pasi kupton që Serhan hoqi dorë prej saj. Pelin shikon një mankth sikur sëbashku me Merven, Ojan, Arzun dhe Burxhun vjedhin një shtëpi dhe Merve e Burxhu i ngrenë kurth Arzus e Ojas.

Serhan fle i ndarë nga Merve dhe ia bën asaj të qartë se do të ndahen. Merve e detyron Serhanin ta shoqërojë në çdo vend të lagjes në mënyrë që njerëzit të mendojnë se ata janë sëbashku. Tajlan mendon se Pelin e ka mashtruar për ndarjen mes Merves dhe Serhanit. Pelin e kupton se Merve e ka inskenuar vetë sulmin në shtëpi për të rifituar Serhanin.

Merve urdhëron Rashelin të hedhë provat që e fajësojnë atë për sulmin e shtëpisë. Rashel nuk i hedh ato. Serhan dhe Oja takohen rastësisht në klubin e lagjes. Serhan i mban qëndrim Ojas për faktin që ajo ka mohuar lidhjen mes tyre dhe nuk e fal atë. Oja përlotet.

Mehmet nuk është i lumtur për fëmijën që pret Burxhu. Burxhu shtiret si e ofenduar kur Mehmet e quan të paaftë për të qenë nënë. Ajo i kërkon Mehmetit të shpërngulen në Sarmashë që të rritet njësoj si Ajaz dhe Nilaj. Mehmet këmbëngul të dërgojë Burxhun tek gjinekologu dhe ajo trembet.

Mikja e ngushtë e Ojas vendos të shpërngulet në Sarmashë pas dasme. Burxhu përhap lajmin në Sarmashë se është shtatzënë. Të gjithë në lagje e shikojnë Arzun me keqardhje. Arzu dëshpërohet nga reagimi i njerëzve. Oja është e vetmja që shqetësohet për gjendjen emocionale të Arzus. Merve vendos të bëjë mike Burxhun. ©gazetapaloma

Na ndiqni sërish të hënën për serinë e rradhës në “Vrasje të Vogla”

Facebook Comments
Loading...