Të hënën në “Vrasje të Vogla”/ “Pelin, Arzu dhe Oja rrëfejnë sekretet” –Episodi 48

 

Mehmet dërgon Arzun në lokalin e tyre të preferuar si çift për t’i kërkuar asaj falje. Arzu nuk pranon pendesën e tij.

Pelin fton Arzun dhe Ojan për një mbrëmje beqareshash. Merve i ngre kurth Serhanit duke ftuar për darkë në shtëpi klienten e tij më të rëndësishme. Arzu dhe Pelin i kërkojnë sërish falje Ojas. Oja i fal. Arzu u tregon vajzave se Mehmet dëshiron që të kthehet me të.

Mehmet fton Burxhun për darkë për t’i rrëfyer asaj se është penduar. Burxhu mendon se Mehmet po i shpreh dashurinë. Mehmet vihet në siklet kur kujton se sa mbështetëse është treguar Burxhu në lidhje me fëmijët. Burxhu i shpreh dashurinë Mehmetit. Mehmet nuk gjen guximin për t’u ndarë.

Merve bind klienten e Serhanit se zotësia e tij në punë vjen nga një jetë e lumtur martesore. Klientja e Serhanit deklaron se nuk do të pranonte të bashkëpunonte me një  mashkull beqar. Serhan e siguron Merven se do të divorcohet prej saj. Merve e ndalon Serhanin teksa përpiqet t’i tregojë Tombisit për divorcin. Serhan nxehet me Merven.

Arzu, Pelin dhe Oja dehen. Pelin ka për qëllim që të bëjë Ojan të flasë për lidhjen e saj me Serhanin. Oja vendos të tregojë gjithëçka, por shpërqëndrohet nga një mashkull që keqtrajton të dashurën e tij. Pelin, Oja dhe Merve vënë në lojë egon e tij prej mashkulli dhe më pas ato i përzënë nga lokali.

Vajzat shkojnë të dehura në shtëpinë e Merves në mes të natës. Pelin ballafaqohet me Merven dhe i kërkon llogari për faktin që i ka prishur martesën me Tajlanin. Arzu i kërkon llogari Merves për faktin që ka tentuar t’i falimentojë asaj kompaninë. Pelin vendos t’i tregojë Serhanit për kurthin që i ka ngritur asaj Merve.

Na ndiqni sërish të hënën për serinë e rradhës në “Vrasje të Vogla”   ©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...