Të hënën në “Një Mundësi e Dytë”/ “Rashel dhe Narciso lidhen me Manunë dhe Akasion” –Episodi 35

Kakau nuk e lejon Beton të takohet me Lusian dhe e kërcënon atë duke i thënë se do t’a denoncojë në polici me identietin Beto Falkon.

 Remi bëhet dyshues kur shikon dashurinë e Dodos për djalin e Goretit dhe i tregon të atit dyshimet. Dodo përzë Remin nga shtëpia. Remi shantazhon Dodon duke i thënë se do t’i tregojë familjes për lidhjen e tij me Goretin.

 Karen kërkon një punë të rëndomtë.

 Klovis vendos të martohet me Goretin. Akasio dhe Roshel lidhen me të vërtetë. Banorët e tjerë të shtëpisë nuk e pëlqejnë Roshelin. 

Valentin dëshpërohet nga ndarja me Rosan.

Roberval është i vetmi që pranon të punësojë Karenin. Karen bindet të punojë për Robervalin. Sefa është e vetmja që e di të vërtetën dhe këshilllon Karenin të qëndrojë larg Robervalit.  Sefa lumturohet kur kupton se Roberval ka vendosur të takohet me të. 

Narciso i shpreh Manusë dashurinë dhe i kërkon të lidhen sëbashku. Manuk i kërkon më shumë kohë për të vendosur. Narciso ndihmon Manunë të heq dorë nga droga. 

Karola flirton me Remin duke i ofruar atij jetën e luksit dhe duke i kërkuar që të lidhen sëbashku. Remi nuk pranon të lidhen nëse ajo nuk ndan me të gjysmën e pasurisë së Betos. Karola nuk pranon dhe braktis Remin në një plazh të vetmuar. Ai arrin të kthehet vetëm me ndihmën e fshatarëve.

 Valentin tenton të takohet me Rosan si klienti i tij. Rosa nuk pranon të flasë me të. Valentin i ofron ndihmë për ta hequr nga puna si prostitutë. Rosa e përzë, por Valentin e kupton se diçka tjetër ka ndodhur. Ikaro gëzohet nga ndarja e tyre. /@gazetapaloma

Na ndiqni sërish të hënën për serinë e rradhës në “Një Mundësi e Dytë”

Facebook Comments
Loading...