Të hënën në “Bija Ime”/ “Demir dhe Asu ritakohen” –Episodi 16

Një ish i dashur tenton të marrë Asunë me dhunë nga festa. Xhemil ndërhyn duke u përplasur fizikisht me të. Ai strehon Asunë në shtëpinë e tij. 

Uur përfundon shitjen e tokës së të ëmës dhe ia jep gjithë paratë mashtruesit që mendon se po i shet dyqanin. 

Xhemil i kërkon Asusë ndihmë për të marrë hak ndaj Demirit duke e bërë atë xheloze për Xhandanin.

 Uur shokohet kur kupton se e kanë mashtruar. 

Demir dhe Asu shikohen pas shumë vitesh në lagjen ku ka hapur dyqanin e veterinarisë Xhandan. Asu largohet pa i dhënë mundësi për të folur. Demir fillon të dyshojë se Asu është nëna e Ëjkys. 

Asu ka dashuruar gjithmonë Demirin. Ajo ka kaluar vetëm një herë natën me Demirin dhe më pas ai është penduar që ka tradhëtuar Xhemilin. Uur gjen vendodhjen e Asusë, por Demir vendos të mos takohet me të. 

Mertxhan fton Ëjkyn në festën e tij të ditëlindjes. Ijada vë në lojë Ëjkyn ër faktin që nuk ka para për të shkuar në festë. Uur detyrohet t’i tregojë Demirit se e kanë mashtruar.

 Xhemal i kërkon Asusë të marrë kujdestarinë e Ëjkys vetëm për të lënduar Demirin. Asu nuk pranon. Xhemal bëhet xheloz kur kupton se Asu ka ende ndjenja për Demirin. Nëna e ka braktisur Asun në jetimore kur kishte moshën e Ëjkys dhe prandaj ajo nuk e ka dhënë Ëjkyn në jetimore.

Demir dhe Uur vihen në kërkim të mashtruesit. 

Ëjky bie pre e shantazhit të Ijadës. Ëjky pëson një paralizë në shkollë. Mësuesja e kupton se ajo është sëmurë, por mjekja e shkollës nuk e bën situatën serioze. Doktori i Ëjkys vendos të punojë për Muratin. 

Demir dhe Uur denoncojnë në polici se i kanë mashtruar./ @gazetapaloma

Na ndiqni sërish të hënën për serinë e rradhës në “Bija Ime”

Facebook Comments
Loading...