Të dielën në “Ironia e Fatit”/ “Zejnep njeh nënën e Kadirit” –Episodi 27, 28, 29

Meltem vdes pasi Adem e plagos. Kadir i tregon shefit se ka dhe një të infiltruar të dytë në polici dhe i propozon atij një plan të ri.

Kadir ngushëllon Ademin teksa e shikon të mërzitur për vdekjen e Meltemit. Kerem qëndron në spital në pritje të lajmeve për Meralin. Xhemre mendon se Kerem ka ende ndjenja për Meralin. 

Veli merr një video kërcënuese nga Xhansiz për faktin që nuk i ka paguar paratë. Adem e quan Veliun po aq fajtor për vdekjen e Pënarit sa dhe Kadiri. Kjo gjë e nxeh Veliun.

Jakup shkon në spital i shqetësuar realisht për Meralin. Zejnep nuk i tregon Kadirit se është takuar me Veliun dhe ka lënë me të një takim të dytë. 

Selim ka të njëjtën video kërcënuese si Veli. Veli vendos të vjedhë paratë e nevojshme për të paguar borxhin, por Selim nuk pranon të bashkëpunojë me të. 

Dikush hap zjarr kundrejt makinës ku ndodhen Kadir dhe Zejnep. Kadir mendon se Veli nuk fshihet pas kësaj ngjarjeje. Shefi i tregon Kadirit se Veli po kërcënohet  me vrasje nëse nuk paguan borxhin.

Meral del nga spitali dhe i rrëfen Kadirit se ka qenë në vendngjarje për t’u takuar me Jakupin. Kadir e përzë nga shtëpi. Kadir e kupton se nëna e Keremit po i fsheh diçka për momentin e rrëmbimit.

Jakupt bashkëpunon me Veliun për vjedhjen e Gjeorgjianit. Adem përpiqet të mësojë se sa shumë di Kerem rreth informatorit të dytë në polici.

Demir dhe Belma vërtetojnë se nëna e Xhemresë nuk ka vdekur gjatë lindjes dhe planifikojnë ta përdorin këtë fakt. Xhemre ndjen mungesën e të ëmës.

Veli merr këshilla dashurie nga nëna e Kadirit për mënyrën se si mund t’a bëjë Zejnepin të bjerë në dashuri me të. Ai vendos të lërë Zejnepin të besojë se ajo mund t’a ndryshojë duke e bërë një njeri më të mirë. 

Kadir bëhet xheloz për Ajlinën kur mëson se një shok i klasës i ka dhuruar lule. Meral merr një telefonatë nga Veli i cili i kërkon t’i jap informacione të brendshme. 

Jakup dhe Xhemil blejnë armë nga Birol. Birol informon Kadirin për shitjen e armëve. 

Asije shkon në kompaninë e Selimit dhe mëson se Zejnep punon për të. Ajo kujton se emri i femrës që do Veli është Zejnep. Selim i tregon Asijes se Veli po kërcënohet nga Xhansiz dhe kjo gjë e tremb dhe Asijen.

Kadir viziton varrin e bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe varros unazën e martesës. Adem viziton varret e familjes së Veliut. Ai ka qenë i dashuruar me motrën e Veliut. Kadir e shikon në varreza dhe e kupton se ai është i infiltruari i dytë i Veliut.

Zejnep lejon Veliun të takohet me Ajlinën. Veli i tregon se edhe babai i Kadirit është gjallë. Ai po ashtu mendon se Kadir ka vdekur. Veli i thotë Zejnepit se e vetmja mënyrë që Kadir të bashkohet me prindërit e tij është nëse ajo lidhet me të. Ajlin gëzohet nga takimi me Veliun.

Kadir i bën Zejnepit një dhuratë për ditën e të dashuruarve. Meral tenton të puth Keremin dhe Xhemre i shikon. Kadir vrapon pas Xhemresë dhe e puth atë. Selim i kërkon Demirit t’i ngrejë një kurth Keremit për t’a rikthyer atë në burg.

Asije shkon në zyrën e Selimit veçanërisht për t’u takuar me Zejnepin. Ajo i tregon se e njeh Velin prej 7 vitesh. Zejnep e kupton se ajo është nëna e Kadirit. Veli ndërpret bisedën e tyre dhe e kërcënon Zejnepin se do ta vrasë Asijen nëse i tregon diçka Kadirit.

Kadir ndjek pas Jakupin dhe e shikon atë sëbashku me Jakupin duke vjedhur Gjeorgjianin. Ata arratisen sëbashku me paratë. Kadir ndjek pas Ademin. Ai kupton se Adem ka ndjekur gjatë gjithë kohës Zejnepin. Adem i drejton armën në kokë Kadirit. /@gazetapaloma

Na ndiqni sërish të dielën për serinë e rradhës në “Ironia e Fatit”

Facebook Comments
Loading...