Surpriza e bukur e Ori Nebiajt për ditëlindjen e tij, e përloti Isli Islamin në mes të emisionit!

Ditën e sotme, moderatori i njohur i “Wake Up”, Isli Islami, feston 33-vjetorin e lindjes së tij.

Sigurisht, kjo ditë e veçantë s’mund të kalonte pa një urim dhe një surprizë nga kolegia dhe mikesha e tij, Ori Nebiaj.

Ori ka zgjedhur ta surprizojë Islin në mes të emisionit të tyre të mëngjesit, duke i bërë një urim publik shoqëruar me fotot e Islit në sfond.

Fotot tregojnë faza të ndryshme të jetës së Islit dhe rrugëtimin e tij të gjatë për t’u bërë ai që është sot.

Videoja mbyllet me urimin e mamasë së Islit, i cili kur ka parë të ëmën s’i ka mbajtur dot më lotët dhe ka falenderuar i lumtur për surprizën.

Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme.

Facebook Comments
Loading...