Si një parisiene e vërtetë! Xhensila Myrtezaj zbulon titullin e projektit të ri muzikor dhe pamja e saj na la pa fjalë

Pas lindjes së Ajkës, Xhensila Myrtezaj bëri një periudhë të gjatë pushimi dhe më pas u rikthye me një bashkëpunim shumë të suksessshëm.

Ajo hodhi në treg këngën “Sekreti im”, në bashkëpunim me Pirro Çakon dhe për të realizuar klipin udhëtoi për në Venecia.

Kënga u pëlqye shumë nga publiku dhe duket se tani e ka radhën një këngë tjetër.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram këngëtarja ka zbuluar look-un e saj dhe titullin e këngës.

Në klip ajo shfqet e veshur e gjitha me të kuqe teksa ec në rrugët e Parisit.

Kënga mban titullin “Je T’aime” dhe sërish vjen në bashkëpunim me Pirro Çakon.

“Së shpejti”, shkruan Xhensila dhe fotoja është shoqëruar me shumë komente pozitive.

Facebook Comments
Loading...