Si mund t’ia heq fëmijën shoqes time se ka ngelur shtatzënë?

600-02348025 © Aluma Images Model Release: Yes Property Release: No Woman Taking Medication

Përshëndetje! Kam kryer marrëdhënie me dy goca, dy vjet më të mëdha dhe vetëm një herë me një më të vogël. Mos vallë është kjo arsyeja që në përgjithësi më pëlqejnë femrat që janë nëna?

-Mesa duket, ju jeni ende shumë i ri, rreth të 20-ve, pasi në këtë moshë është gati natyrale tërheqja nga femrat më të mëdha apo në moshën e nënës. Por duke u rritur do të mësosh që marrëdhënia intime është komplekse dhe jo vetëm një akt i thjesht dhe kështu do të fillosh të tërhiqesh nga njeriu për të ndërtuar një marrëdhënie të rëndësishme.

 

Përshëndetje zonja Suzi! Si mund t’ia heq fëmijën shoqes time e ka ngelur shtatzënë? Të lutem një përgjigje se jemi në hall të madh.

-Meqë më jeni drejtuar mua, më falni por dua t’ju tërheq vëmendjen për fjalët e pamenduara që keni shkruar. Si mund të merrni përsipër një të drejtë që nuk është e jotja dhe, për më keq, t’i drejtohesh dikujt tjetër të të japë mend se si të shkatërrosh një jetë, pra të vrasësh? Jeta ashtu fillon, nga dy qeliza, që me vështirësi shihen edhe me mikroskop dhe kanë potencialin të bëjnë një njeri si ti dhe si shoqja jote, që me papërgjegjshmërinë më të madhe kërkoni të shpëtoni nga një gjë thjesht pse nuk kishit respekt për veten tuaj. Nuk jam kundër abortit, por as pro. Është një e drejtë e femrës, e gruas që të vendosë se kur dhe me kë do të ngelet shtatzënë. Unë jam totalisht kundra personave të tretë që marrin përsipër të zgjidhin probleme që nuk u takojnë dhe aq më tepër kur shkruajnë dhe i drejtohen tjetrit pa menduar fare se deri ku u takon të kërkojnë.

Facebook Comments
Loading...