Shtëpia në Brezovicë: Ja si duket nga brenda vila e Ledri Vulës

Ndërsa shumë prej jush mund të jeni mërzitur nga rënia e temperaturave, Ledri Vula i gëzohet bukurive të natyrës.

Reperi shqiptar postoi disa foto në Insta Story, ku mendohet se ndodhet Brezovicë.

Ledri ndan me ndjekësit e tij disa foto të realizuar brenda vilës së tij, të cilën e zotëron prej vitit të kaluar.

Ambienti i brendshëm i shtëpisë i përshtatet natyrës, pasi dallohet që është prej druri dhe i tillë është dhe arredimi.

Reperi ka gjetur mënyrën e duhur për t’u relaksuar, por nga ana tjetër edhe për të qenë aktiv: duke bërë ski.

iconstyle.al
Facebook Comments
Loading...