Sekreti për të zier misrat më të butë dhe të shijshëm

Përdorni gjithmonë mënyrën më të thjeshtë për të përgatitur kallintë e misrit të zier dhe nuk e keni vrarë mendjen për ndonjë hile të vogël se si ato mund të gatuhen ndryshe. As për ndonjë përbërës që mund ta bëjë shijen e tyre dyfish më të veçantë nga ajo që kanë kur gatuhen me mënyrën e vjetër.

Tashmë ka një mënyrë se si t’a arrini këtë.
Nëse doni që misri juaj i zier të ketë një shije të veçantë ndryshe nga herët e tjera, ju vijmë në ndihmë me një sekret të vogël që përdoret gjërësisht nga shefat e kuzhinave.

Një pjesë e mirë e njerëzve preferojnë shumë të konsumojnë misrin kalli të zier. Mënyra më e lehtë e gatimit sigurisht që është zierja  e tyre me ujë valë.

Por, që misri juaj të jetë super i shijshëm, duhet të përdorni dy përbërës që sigurisht me shumë gjasa gjenden gjithmonë në kuzhinën tuaj.

Shefat e kuzhinës nuk përdorin metodën e vjetër me ujë të vluar.Vendosini kallinjtë e misrit fillimisht në një tenxhere me ujë të vluar dhe lërini të ziejnë për pak kohë.

Më pas shtoni përbërësit e fshehtë: gjalpin dhe qumështin.
Në këtë mënyrë, shija e misrave të zier do të jetë me të vërtetë e veçantë pasi çdo kokërr do të thithë gjalpin dhe qumështin.

Facebook Comments
Loading...