Sa lidhje duhet të ketë pasur një vajzë në mënyrë që të quhet shumë?

Mister X, kam një muaj që flas me një djalë që e kam njohur në facebook. Më ka ftuar të dalim bashkë, por kam frikë. Si ta kuptoj që nuk është i rrezikshëm? E kam refuzuar disa herë dhe kam frikë mos nuk më flet fare pastaj. Të them të drejtën, ka nisur të më pëlqejë. Më jep një këshillë të lutem.
Përgjigje: Takoje në vend publik, në një kafe publike me një shoqen tënde të ngushtë.
Pastaj studioje pak më shumë çfarë bën në facebook, çfarë poston, kë bën like, çfarë komenton….Njerëzit sot më shumë se në kishë e xhami po falen në facebook.

Jam Ana nga Lezha dhe kam një pyetje. Sa lidhje duhet të ketë pasur një vajzë në mënyrë që të quhet shumë? Të di edhe unë sa t’i tregoj djalit që do lidhem seriozisht. Flm, pres përgjigjen tënde.
Përgjigje: Kjo nuk është punë aritmetike as pazar shumice. Mund të qëllosh edhe me të parin, mund edhe të mos qëllosh kurrë.

Mister X, kam tre muaj që ndjek një vajzë me sy, por ajo s’po më jep asnjë shenjë. E pres kur vjen dhe kur del nga shkolla. E shoqëroj derisa hyn në shpi, por kam frikë t’i afrohem se e ka shtëpinë përballë me gjimnazin dhe mund t’i hap probleme. Si t’ia bëj? Albi, Tr
Përgjigje: Shkruaj në inbox në facebook apo instagram. Ajo tashmë e ka kuptuar se je në kërkim.

Facebook Comments
Loading...