Sa e vërtetë është që Xhensila ka kryer operacione plastike? Flasin fansat e Xhensila Myrtezaj.

Xhensila Myrtezaj është një nga figurat më të lakuara në shtyp dhe ndër këngëtaret më të preferuara sot në Shqipëri. Talenti i saj i padiskutueshëm, këngët e suksesshme dhe lidhja e saj disa vjeçare me aktorin Bes Kallaku e mban atë në krye të lajmeve që qarkullojnë në rrjet.

Në rubrikën FanClub të kësaj jave kemi 2 vajza: Altuna dhe Genisa. Ato e ndjekin atë në çdo hap të karrierës dhe menaxhojnë 2 faqe fansash në Instagram – @queenxhensila dhe @xhensilatunki. Ja si i janë përgjigjur ato pyetjeve tona për këngëtaren e tyre të preferuar, Xhensila Myrtezaj:

Sa kohë keni që e ndiqni Xhensilën? 

Altuna: Kam 14 vjet që e ndjek Xhensilën.

Genisa: Xhensilën e ndjek prej 5 vitesh.

Sa mendoni se është zhvilluar Xhensila si artiste nga koha e Etheve e deri më sot? 

Altuna: Gjatë kësaj periudhe ajo ka pasur arritje më shumë se të gjitha femrat shqiptare.

Genisa: Unë mendoj se është zhvilluar shumë. Me ëmbëlsinë, thjeshtësinë dhe zërin e saj ka rrëmbyer zemrat e të gjithë publikut.

Kush është kënga juaj e preferuar nga Xhensila?

Altuna: “Ëngjëlli im”.

Genisa: “Çika Çika”

Po më pak e preferuara? 

Altuna: “Si të jem mirë.”

Genisa: Nuk kam asnjë të papreferuar.

E kemi parë Xhensilën në shumë bashkëpunime me artistë shqiptarë. Kush është i preferuari për ju? 

Altuna: Xhensila ft. Kida

Genisa: Bashkëpunimi me Ardian Bujupin.

Xhensila ka marrë pjesë në shumë festivale, por nuk është vlerësuar ende me një çmim të parë. Çfarë mendoni ju për këtë gjë? 

Altuna: Ajo ka ende për të vazhduar. Me siguri do e arrijë edhe këtë gjë.

Genisa: Mendoj se do vij shumë shpejt koha që ajo do të marr vendin e parë.

Kush është pika më e fortë e Xhensilës: pamja, zëri apo karakteri? 

Altuna: Mendoj se karakteri.

Genisa: Unë mendoj se karakteri.

Mendoni edhe ju se dasma e tyre ishte më tepër një bujë e madhe mediatike sesa një gëzim i çiftit pranë miqve dhe familjarëve? 

Altuna: Jo, nuk mendoi se Xhensila e kurorëzoi dashurinë për famë. Ishte një gëzim i madh për të.

Genisa: Siç e ka thënë edhe ajo vetë, asgjë nuk është bërë për mediat. Ata e organizuan gjithçka për qejfin e tyre.

Sa do ndikojë familja e re dhe vajza e vogël në karrierën e Xhensilës në muzikë? 

Altuna: Nuk mendoj se do ndikojë në karrierën e saj, edhe pse do ti duhet të kujdeset për vajzën e saj.

Genisa: Unë mendoj se do ndikoj për mirë. Vajza e vogël do ketë nevojë për përkujdesje, por Xhensila do ia dalë shumë mirë.

Në media qarkullojnë lajme se edhe Xhensila i është nënshtruar disa operacioneve plastike. Sa i vërtetë është ky lajm? 

Altuna: Xhensila është 100% natyrale dhe na e ka vërtetuar këtë. Edhe pse mediat flasin, ne e dimë shumë mirë dhe nuk na pengon asgjë.

Genisa: Kjo është shumë e pavërtetë. Xhensila është e vetmja këngëtare që ska operacione plastike. Ajo ka dalë edhe pa make up dhe gjithçka është natyrale falë bukurisë së saj.

Me kë do donit ta shihnit në një bashkëpunim të ri Xhensilën? 

Altuna: Xhensila ft. Samanta

Genisa: Do doja ta shihja me Dhurata Dorën.

Cili është mesazhi juaj për të? 

Altuna: Do doja t’i thoja se do më ketë gjithmonë pranë. Altuna do ishte gjithmonë me të dhe s’do ia lëshonte dorën asnjëherë për asnjë gjë.

Genisa:

*Kujdes! Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa lejen e redaksisë së gazetapaloma.net

©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...