Rezarta Shkurta publikon videon kur puthet me Ermalin, reagimi i Herës është fantastik (VIDEO)

Rezarta Shkurta e ndien gjithmonë e më shumë mallin për bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën, i cili vuan dënimin në burg pasi u përfshi në trafikun e drogës në grupin e shumëpërfolur të Xibrakës.

Këngëtarja e njohur poston vazhdimisht në rrjetet sociale foto me kujtime dhe dedikime për bashkëshortin e saj. Por me sa duket mungesën e Ermalit tashmë ka filluar ta ndiejë edhe Hera e vogël, e cila po rritet pa babin dhe vetëm me imazhet që mami Rezarta i tregon çdo ditë.

Rezarta ka publikuar sot në “Instagram” një video me disa çaste romantike të çiftit, kur Hera ishte shumë e vogël.

“Sot kur vogëlushja ime, Hera Hoxha shikon këtë video, thotë: Puçet mama me babin”, shkruan këngëtarja në përshkrimin e video-s.

Ndërkohë që të gjithë fansat e urojnë Rezartën që sa më shpejt familja të jetë bashkë dhe Hera të rritet edhe me babin në krahë dhe jo vetëm më imazhet që i tregon mami./iconstyle.al/

Facebook Comments
Loading...