Renato Mekolli zbulon pamjet: Ja si do të duket studio e re e “Hell’s Kitchen 2”

Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, do të vijë shumë shpejt në ekran me sezonin e dytë të konkursit të gatimit “Hell’s Kitchen”.

Më herët, ai ka lajmëruar se ky sezon do të sjellë surpiza të mëdha dhe kësaj here ai do të tregohet më i ashpër me konkurrentët sesa në sezonin e parë.

Përgatitjet për emisionin që do të nisë transmetimin në tetor kanë filluar prej kohësh, ndërsa së fundmi Renato ka treguar për ndjekësit një pjesë të studios.

Ai ka ndarë në InstaStory një foto ku tregon njërin kënd të kuzhinës së madhe, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Hell’s Kitchen Albania 2, pothuajse gati”.

Këtë sezon, shefi i kuzhinës do të shoqërohet nga një bjonde dhe një brune, që do të jenë krahu i tij i djathtë.

Bëhet fjalë për dy vajza jo pak të njohura për publikun, të cilat kanë punuar më parë me Renaton: Ani Alku dhe Albana Dulellari.

Facebook Comments
Loading...