Pse nuk na lënë bakshish klientët?

Mister X, jemi 4 kameriere në një lokal në bregdet. Pse nuk na lënë bakshish klientët? Na thuaj ndonjë sekret.
Përgjigje: Çmimet janë të larta. Ju, sido të silleni, nuk i ndreqni dot. Por… flirtoni me finese dhe do ju lënë ose bakshish ose numrat e telefonit.

Mister X, një mik i imi që jeton jashtë kërkoi të bënte pushime në jug të Shqipërisë. I prenotova në një hotel në Radhimë. Më falënderoi, por më dërgoi me email disa mendime të pushuesve të huaj që kishin qenë aty. Njëri thoshte: “Pronari i hotelit rrinte te recepsioni. Na priti sikur të ishim armiq. Mëngjesi skandaloz! Vendi i mrekullueshëm, por shërbimi i tmerrshëm.” Bëhet fjalë për një nga hotelet më të mira të zonës. A janë të ndërgjegjshëm shqipot tanë se po i bien me sëpatë pemës ku janë ulur? A do të ndryshojnë sjellje vallë?

Përgjigje: Qeveria duhej të kishte ngritur një Task Forcë për të monitoruar çmendurinë e sjelljes në jug. Ministria e Kulturës duhej të kishte realizuar deri tani një projekt të madh për të edukuar sjelljen e egërsirave të bregut… që të mësojnë të mos nxjerrin flakë nga goja. Zonja ministre Kumbaro duhej të ngrinte zyrën në Vlorë dhe të bënte çdo ditë rrugën Vlorë – Sarandë. Ndoshta…. mund të lëvizte ndonjë gjë. Ndërkohë, po jep mend Vunoi…. Prandaj shkojnë punët kështu.

Facebook Comments
Loading...