Pse Elvana vendosi të largohej nga “Three Dots”? Flasin fansat e Florit Mumajesit

Flori Mumajesi është ndër artistët që vazhdon të prodhojë muzikë të mirë që i reziston kohës. Djali i talentuar ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së publikut me krijimtarinë e tij personale dhe për këngëtarë të tjerë. Edhe jeta e tij private është përfolur gjerësisht në mediat online. Lidhjet dhe ndarjet e tij me artiste të njohura kanë bërë bujë të madhe.

Këtë javë, dy të rinj nga qyteti i Durrësit, përkatësisht 22 dhe 25 vjeç, janë bërë pjesë e rubrikës tonë për të na dhënë disa përgjigje mbi artistin e tyre të preferuar, Flori Mumajesin. Ata kanë preferuar të mbeten anonimë, kështu që ne i kemi quajtur: vajza dhe djali.

 1. Sa kohë keni që e mbështesni Florin dhe krijimtarinë e tij?

Vajza: Që në vitin 2007.

Djali: Kam thuajse 8 vite që e ndjek dhe e mbështes Florin.

2. Mendoni se Flori u bë i famshëm me “The Dreams” apo kur vazhdoi vetëm në muzikë?

Vajza: Mendoj se kur vazhdoi vetëm në muzikë u bë më i famshëm.

Djali: Mendoj që Flori ka qenë gjithmonë ai që ka spikatur ndër të gjithë, por sigurisht që fama rritet çdo ditë.

3. “The Dreams” apo “Three Dots”? 

Vajza: “Three Dots”.

Djali: Kam qenë shumë i vogël për ta ndjekur Florin me “The Dreams”, kështu që them me siguri “Three Dots Productions”.

 

4. A mendoni se largimi i Elvanës largoi edhe një pjesë të fansave nga “Three Dots Productions”? 

Vajza: Jo, nuk e mendoj këtë. Ata që kanë mbështetur Elvanën, kanë mbështetur edhe Florin dhe anasjelltas.

Djali: Jo, pasi Flori dhe Elvana kanë qenë pjesë e të njëjtit grup, kështu që fansat i kanë dashur automatikisht njësoj.

5. Pse mendoni se Elvana vendosi të largohej? 

Vajza: Elvana ka dashur të provojë diçka të re. Diçka në nivel ndërkombëtar.

Djali: Është dilema më e madhe e të gjitha mediave rozë. Arsyen nuk e di.

6. A mendoni edhe ju se ka pasur një lidhje mes Elvanës dhe Florit, që çoi edhe në një ndarje profesionale mes tyre? 

Vajza: Po, mendoj se ka pasur një lidhje mes tyre, por nuk mendoj që ndarja profesionale ndodhi prej lidhjes së tyre.

Djali: Mendoj se ata kanë pasur arsyet e tyre dhe nuk dua të ndërhyj në këtë temë, pasi nuk është e rëndësishme për mua.

7. Para disa kohësh, gazetarja kosovare Liberta Spahiu shpërtheu në disa deklarata kundër Elvanës pas largimit nga grupi. Thuhet se ajo është në një lidhje me Florin. Ju dukën të drejta deklaratat e saj? 

Vajza: Jo, nuk m’u dukën të drejta. Liberta s’kishte pse ta bënte atë, sepse deri atëherë e kishin respektuar njëra-tjetrën.

Djali: Nuk kam pasur asnjëherë simpati për Libertën, por nuk e kam ndjekur shumë. Mendoj se edhe ajo ka një jetë private dhe s’duhet të ketë kohë të merret me Elvanën.

8. Flori ka pasur disa lidhje me vajza të njohura të ekranit. Kujtojmë Soni Malajn, Elvanën dhe Libertën. Me cilën prej tyre mendoni se përshtatet më shumë? 

Vajza: Ai përshtatet më shumë me Elvanën.

Djali: Do thosha me Elvanën, pasi ka bashkëpunuar shumë kohë me të.

9. Cila është kënga më e bukur që ka kompozuar Flori për Elvanën? 

Vajza: “Me ty” ose “Ku jeton dashuria ime”.

Djali: Këngët e Elvanës më pëlqejnë të gjitha, pasi i ka kompozuar Flori, por nga të gjitha do veçoja “Me ty”.

10. Tani që Elvana nuk është më pjesë e “Three Dots”, a e mbështesni më atë? 

Vajza: Po, e mbështes njësoj sikurse kur ishte pjesë e “Three Dots”.

Djali: Duke qenë se ajo është mes themeluesve, patjetër që e mbështes.

11. A mendoni se kënga më e fundit e Florit, “Servile”, është një dedikim për Elvanën? 

Vajza: Jo, nuk mendoj se është një dedikim për të. Mendoj se Flori s’do ta bënte kurrë këtë.

Djali: Është kënga e Brunos, jo e Florit. Duke qenë se është bashkëpunim me Onat dhe Cozman, nuk mendoj se i dedikohet asaj.

12. Cila nga këngët e fundit të Elvanës mendoni se ishte një dedikim për Florin? 

Vajza: Besoj se kënga “Gjërat kanë ndryshuar” është një dedikim.

Djali: Personalisht mendoj se është “Gjërat kanë ndryshuar”.

13. Cila është kënga juaj e preferuar nga Flori? Po më pak e preferuara? 

Vajza: Më të preferuarat janë “Me sy mbyllur”, “Making of” dhe “Do jesh me mua”. Më pak e preferuara është “Marina” me Ylli Bakën.

Djali: E adhuroj artin e Florit. Kënga ime e preferuar është “S’të fal” në bashkëpunim me Mentor Hazirin.

14. “Nallane” është më mirë me apo pa Arilenën?

Vajza: “Nallane” është më mirë pa Arilenën.

Djali: Pa Arilenën.

15. Në bashkëpunimet e shumta të Florit me këngëtarë të ndryshëm, cili është më i preferuari për ju? 

Vajza: Bashkëpunimi mes Florit dhe Sonit ose Elvanës.

Djali: Siç thashë më lart, “S’të fal” me Mentor Hazirin.

16. Para pak kohësh, Flori deklaroi një largim të mundshëm nga muzika. Cila mendoni se është arsyeja?

Vajza: Flori nuk do të largohet nga muzika, por nga koncertet që nuk janë të organizuara siç duhet.

Djali: Arsyen për largimin nuk e di, di vetëm arsyen përse ai duhet të vazhdojë të na dhurojë muzikë cilësore dhe të bukur.

17. Cili është mesazhi juaj për Florin? 

Vajza: Unë e dua shumë Florin si person. Është më i dashuri nga të gjithë artistët. E ka zemrën të pastër dhe plot dashuri. Do e mbështes gjithë kohën, muzika e tij nuk vdes kurrë. Ka hyrë në historinë shqiptare dhe do të mbetet artisti më i mirë shqiptar me një talent të jashtëzakonshëm.

Djali: Florit i jam falënderues për shumë gjëra, një nga këto është arti i tij. Sa më shumë suksese!

Facebook Comments
Loading...