Pse e mban kaq të fshehtë Luana lidhjen e saj? Flasin fansat.

Luana Vjollca është një ndër personazhet më të diskutuar publik. Ajo e ka nisur karrierën e saj si velinë bashkë me të motrën Marina Vjollca, në emisionin “Fiks Fare”, më tej qëndroi për shumë vjet si vajza e parashikimit të motit. Nuk janë të pakta emisionet dhe programet që i janë besuar të moderojë. “Top Fest” , “E diell” , “Summer fest” , “Shiko kush kuan”, etj, janë vetëm disa nga programet më të njohura në TopChannel. Ka disa kohë që Luana e ka gjetur veten edhe në muzikë dhe ka fituar zemrën e shumë fansave në Shqipëri dhe diasporë.

Sot në rubrikën tonë FanClub kemi Diellza Musolli, 15 vjeç nga Podujeva, e cila menaxhon një faqe shumë të sukesshme fansash për Luanën, ©diellzaluana.

Ja si i është përgjigjur ajo pyetjeve tona:

 

Sa kohë keni që e ndiqni Luanën? 

Diellza: Tashmë 4 vjet.

E shikoni Luanën më mirë në moderim apo në muzikë? 

Diellza: Te të dyja, por pak më shumë në moderim.

Cila është kënga juaj e preferuar? 

Diellza: Të gjitha, por pak më shumë e preferuar për mua është “Vetëm ty”.

Po më pak e preferuara? 

Diellza: Skaaaa!

Cili është artisti/ja që do donit ta shikonit në një bashkëpunim Luanën?

 Diellza: Edhe pse nuk është një këngëtare, do doja ta shikoja me Marinën.

Pse mendoni se “Shiko kush luan”, edhe pse nje format relativisht i ri në treg, arriti të ketë shikueshmëri kaq të lartë?

Diellza: Sepse me shumë punë mund të arrihet gjithçka.

A mendoni se rivaliteti me Ermal Mamaqin ka herë pas here nota të vërteta rivaliteti?

 Diellza: Nuk e di.

Cili është emisioni që do donit të shikonit Luanën duke moderuar?

Diellza: Do doja të moderonte prapë “Summer fest”.

Pse mendoni se Luana ka vendosur të mbajë lidhjen e saj me Krenarin kaq te fshehtë? 

Diellza: Luana ka jetën e saj private, ne nuk përzihemi me të.

A mendoni se Luana ka bërë ndërhyrje estetike? 

Diellza: Jo.

Bjonde apo brune? 

Diellza: Bjonde më shumë.

Cili eshte mesazhi juaj për Luanën?

Diellza: Të vazhdojë kështu si është, pasi e duam shumë punën e saj. Dua ti them se për mua është një inspirim dhe do punoj fort të jem në krahët e saj.

*Kujdes! Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa lejen e redaksisë së gazetapaloma.net

©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...