Pse Alban Skënderaj nuk po e zgjeron karrierën e tij dhe në nivel ndërkombëtar?Flasin fanset  

Alban Skënderaj është padyshim një nga artisët e vërtetë që kanë ngulur rrënjët shumë thellë në muzikën shqiptare. Shqipëria, trevat dhe diaspora nuk rreshtin së shprehuri mbështetjen për Albanin duke dëgjuar këngët e tij dhe duke mbushur sallat e koncerteve ku ai këndon.

Në rubrikën tonë të përjavshme këtë rradhë kemi Florën, 19 vjeçe nga Tirana dhe Melek, 17 vjeçe nga Kumanova. Ja si i janë përgjigjur ato pyetjeve tona mbi këngëtarin e tyre të preferuar, Alban Skënderaj:

Sa kohë keni që e ndiqni Albanin? 

Flora: 11 vjet

Melek:Kam 5 vjet që e ndjek Albanin.

Alban Skenderaj është padyshim një nga artisët më të mirë shqiptarë që ka lënë gjurmët në historinë e muzikës së mirëfilltë. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar prej tij për ta zgjeruar karrierën në nivel ndërkombëtar. Pse mendoni se ka bërë këtë zgjedhje? 

Flora:Pasi ai është i kënaqur me popullin vendas dhe mendoj se kjo famë i mjafton. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që atë nuk e njohin në vendet e tjera të Europës. Padyshim që njihet sepse muzika e tij është e njohur në mbarë botën.

Melek: Sipas mendimit tim Albani nuk ka zgjedhur nivel ndërkombëtar se dëshiron që t’i japë tregut shqiptarë muzikën e mirëfilltë që ka filluar të humbasë bukurinë e saj.

Albani prodhon prej vitesh muzikë që mbetet për shumë kohë në memorien e njerëzve. Cila është kënga juaj e preferuar nga Albani? 

Flora: E preferuara ime është “Mirësevjen në shpirtin tim”.

Melek: Kënga e preferuar për mua është “Vetëm ty”.

Po më pak e preferuara? 

Flora:Asnjëra. Padyshim që më pëlqejnë të gjitha.

Melek:Nuk e di sepse të gjitha këngët e Albanit më pëlqejnë.

Ashtu si çdo këngë e Albanit, edhe duetet me këngëtarë të tjerë bëhen hite të padiskutueshëm. Cili është bashkëpunimi juaj i preferuar?

Flora:”Ping pong” me MC Kreshën.

Melek: Bashkëpunimi i preferuar për mua është “Kam nevojë” me Elinel.

A mendoni se ka pasur ndonjë bashkëpunim që nuk ka arritur pritshmëritë tuaja apo të publikut? 

Flora: Jo, pasi çdo këngë e Albanit është me një mesazh përcjellës dhe nuk ka shanse të mos ketë sukses.

Melek:Sipas meje, kënga “Ping pong” me MC Kresha nuk ishte sipas pritshmërive të publikut.

Cila është rryma ku ju mendoni se Albani përshtatet më shumë, baladat apo kënget më ritmike? 

Flora:Baladat i qan me lot.

Melek:Këngët ritmike janë shumë të bukura, por baladat e Albanit janë perla.

A mendoni se Albani do të rrezikojë ndonjëherë në një rrymë të re muzikore në karrierën e tij? 

Flora:Mendoj që jo. Ai do të rrezikojë kur të mos ketë më njeri.

Melek:Nuk e di, nuk e pres nga ai.

Cili mendoni se është frymëzimi më i madh i Albanit për të krijuar muzikë? 

Flora:Jeta dhe çdo sfidë dhe përballje e tij në jetë.

Melek:Frymëzimi më i madh për të është familja, dashuria e vërtetë, Miriami, Amelia, mbështetja e fansave, ngjarjet e përditshme të njerëzve dhe ndjenjat e tyre.

Çfarë mendoni ju për çiftin Alban Skenderaj dhe Miriam Cani? 

Flora:Nuk kam koment. Janë shumë të veçantë.

Melek:Albani dhe Miriami janë çifti më i mirë në botë. Ata më bëjnë të besoj se se dashuria e vërtetë ekziston.

Ameli është vajza e parë që çifti ka sjellë në jetë. Si mendoni ju se është Albani si baba? A është ai po aq i ëmbël dhe romantik sa në këngët e tij? 

Flora: Unë nuk di shumë për jetën e tij private, por Albani është shumë i ëmbël dhe me fëmijën e tij padyshim që është shumë i dashur.

Melek:Albani është babai më i mirë dhe më i përkushtuar në botë. Ai mundohet t’i dhurojë sa më shumë dashuri Amelisë.

Në fillimet e karrierës së tij u spekulua se Albani i bleu të dy trofetë në Top Fest. Sa i besoni ju këto lajme? 

Flora:Këto padyshim janë fjalë nga njerëz keqdashësh. Megjithatë janë inate që edhe ndodhin.

Melek:Jo, aspak nuk e besoj këtë. Ai i ka merituar këto trofe dhe këtë e kanë thënë ata që e xhelozojnë.

Mendoni se Albani ka dhënë gjithçka në prodhimtarinë e tij? Çfarë prisni ju prej tij në muzikë në të ardhmen? 

Flora:Po, ai ka dhënë shumë, por ka edhe shumë gjëra të bukura për të ardhmen.

Melek:Ashtu siç thotë edhe Miriami, Albani akoma nuk e ka dhënë muzikën më të mirë nga vetja. Ai është ende në fillimet e tij dhe do sjellë gjëra edhe më të bukura.

Duket sikur Albani ka hequr dorë nga jeta e natës dhe tani është pjesë e organizimeve më madhështore, si koncerti i fundit në Pallatin e Kongreseve. A mendoni se ai po përpiqet të vendosë një standart të ri ndër të gjithë artistët shqiptarë? 

Flora:Jo, Albani nuk ka hequr dorë nga jeta e natës. Unë besoj se ai ka më shumë sukses në këto koncerte madhështore.

Melek:Po, mendoj se ai po mundohet të vendos një standart të ri, pasi tashmë muzika ka filluar të degjenerohet dhe të bëhet më komerciale.

Çfarë ju nxit juve të jeni ndjekës kaq aktiv të Albanit dhe karrierës së tij? 

Flora:Më pëlqen Albani në rradhë të parë, muzika që ai bën, hapat që ndjek në karrierë dhe ritmi që zgjedh të këndojë.

Melek:Nuk kam fjalë për Albanin, vetë ai, shpirti i tij, muzika e tij, karakteri i tij, dashuria që përcjell më bën ta ndjek kudo. Ai për mua është më shumë se këngëtar i preferuar, është sikur nevoja për të marrë frymë, dëshira të hap sytë më mëngjes dhe gjëja e fundit që më bie ndërmend në mbrëmje. Në vendin që jetoj njerëzit e kanë shumë të vështirë të më kuptojnë mua dhe dashurinë që kam për të. Ai për mua është best friend, më kupton në mënyrë virtuale, më bën të besoj në gjëra të bukura. Është frymëzimi dhe motivimi im më i madh. Nga ai marr inspirimin që kurrë të mos dorëzohem dhe të besoj në veten time e të mos heq dorë nga ëndrrat e mia.

Cili është mesazhi juaj për Albanin? 

Flora:Ji vetvetja dhe kështu vazhdo. Faleminderit që ekziston.

Melek:Mjafton që ai të mbetet ky që është, të përcjellë të njëjtën dashuri dhe të vazhdojë të bëjë këngë të bukura. Dua që ai të jetë edhe më shumë aktiv në rrjetet sociale me fansat e tij.

Facebook Comments
Loading...