“Projekti nuk është vetëm i imi”, Capital T zbulon të reja për koncertin gjigant në Tiranë

Në datën 19 të muajit shtator, Capital T ka lajmëruar të gjithë fansat se do të mbajë një koncert gjigant në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe i ka ftuar të gjithë të përgatiten për surprizën e madhe.

Herë pas here në profilin e tij në Instagram ai ndan detaje nga koncerti, ndërsa së fundmi ka treguar se projekti i madh nuk është vetëm i Capital-it.

Pas kësaj pune kolosale qëndron një skuadër e tërë, e cila ka bërë ëndrrën e tij realitet.

“Projekti i jetës tem nuk osht vetëm i jemi.
Ka plot njerëz të mirë e profesionistë që kanë prit krejt karrierën me realizu një koncert si Time Capsule.
Kena mendu për gjithçka… thjesht uluni dhe shijoni shfaqjen…”- shkruan reperi në postim.

Ai ka ndarë me fansat një video ku tregon se si është projektuar pamja e koncertit të tij më 19 shtator, koncert i cili me siguri do të ndezë qytetin e Tiranës.

Facebook Comments
Loading...