Problemi im është se unë kam frikë nga marrëdhënia seksuale

Kohët e fundit kam vënë re në spermën time copëza me ngjyra kafe. A është problem ky? Jam 30 vjeç dhe skam sëmundje të tjera. 

Përgjigje: Kur ka rrjedhje gjaku nëpër rrugët e kalimit të spremës, ai koagulohet dhe mund të dalë me ngjyrë kafe. Është problem që lidhet me dëmtimet e rrugëve urinare, ndaj bëni një vizite të nefrologu ose urologu.

 

Zonja Suzi, kam një vit e gjysmë e lidhur. Kohët e fundit e kemi bërë lidhjen familjare. Unë jam 18 vjeç, ai 20. Problemi im është se unë kam frikë nga marrëdhënia seksuale. Ne akoma nuk kemi kryer marrëdhënie, sepse unë kam frikë. Theksoj që është hera e parë për mua. Ai nuk është se e kërkon me ngulm, më ka thënë që kur të jem unë gati do e bëjmë. Problemi qëndron tek unë pasi unë dua që të ndodhë kjo gjë me trup dhe zemër, por jo me mendje. Më është fiksuar sikur do të kem dhimbje të mëdha, sikur nuk do ia dal dot, me pak fjalë e kam më tepër psikologjike dhe nuk e heq dot mendjen. Si t’ia bëj? Ju lutem më ndihmoni. Me respekt, E.

-Në këtë moshë është normale të mendosh dhe të ndjesh në këtë mënyrë, pasi ende nuk je gati dhe e sigurt në ndjenjën tënde që të krijohet ai lloj eksitimi dhe kurioziteti që tejkalon çdo frikë dhe të shijosh këtë eksperiencë që ke gjithë jetën e jetuar deri tani që e mendon. Është habia më e madhe që përjeton një njeri, qoftë femër apo mashkull kur eksperimenton për herë të parë seksualitetin e vet. Mos u shqetëso, do ta kuptosh vetë kur të jesh gati për këtë moment. Një këshillë, më mirë mos u nxito!

Facebook Comments
Loading...