Pasi Klaudia i la të gjithë pa fjalë me klipin super sexy, reagon Albi Nako

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa së fundmi ka shkëlqyer në videoklipin “Amante” të reperit të njohur Ghetto Geasy.

Realisht performanca e saj na ka lënë pa fjalë të gjithëve, ndërkohë rikujtojmë se ideja që ajo të merrte pjesë në klip, ka qenë e Marina Vjollcës.

Këtë të fundit e ka pohuar vetë Ghetto (Getoar Selimi) përgjatë një interviste në “Xing me Ermalin.”

Le të fokusohemi edhe njëherë tek Klaudia! Siç mund ta keni parë edhe në klip, ajo shfaqet më sexy se kurrë, e veshur me të zeza, në një sfond të errët, ku lëvizjet e saj ritmike i përshtaten më së miri këngës, duke u bërë njësh me të.

Teksa të gjithë e kanë shijuar dhe pëlqyer pa fund videoklipin në fjalë, së fundmi ka pasur një reagim nga ish-bashkëshorti i Klaudias, koreografi Albi Nako.

Në postimin e fundit të Pepës në Instagram, ku shfaqet një sekuencë e shkëputur nga videoja e shumëpërfolur, ka komentuar Albi, duke lënë 2 emoji duartrokitjesh. Kjo tregon se atij i ka pëlqyer tej mase mënyra se si Klaudia ka kërcyer…

Rikujtojmë se Klaudia dhe Albi i dhanë fund martesës në vitin 2017-të, por megjithatë ruajnë marrëdhënie të mira.

Së fundmi përflitet se ai është në një lidhje me balerinën Alba Hoxha.

Facebook Comments
Loading...