Pashë që gruaja komunikonte pas mesnatës me sms e foto me një tjetër, kur mua më zinte gjumi.

Mister X, rastësisht i gjeta gruas një mesazh në whatsapp dhe kuptova që komunikonte me foto dhe sms me një tjetër. Kam 7 vjet i martuar. Mendoja se ishim të dy shumë të lumtur. Pashë që komunikonte pas mesnatës, kur mua më zinte gjumi. Nuk i thashë gjë, por bisedova me një mikun tim që më sugjeroi që të lidhesha me një avokat. Për t’i rënë shkurt, bashkë me motrën e vëllait, gruaja më kërkoi të shkonin në një hotel në Durrës se do të mblidheshin për një  festë grash. Fola edhe me vëllain dhe i tregova gjithçka. Edhe ai u bë keq, por edhe shumë dyshues. Si përfundim, ne të dy i gjurmuam dhe kuptuam që të dyja kishin krijuar lidhje. Nusja e vëllait e mohoi që kishte diçka serioze. Si përfundim, të dy u divorcuam. Vëllai po e vuan më shumë. Merr ilaçe qetësuese. Dilema ime është, mos u bëra unë shkak për të prishur familjen e tij? Ardi Tiranë.
Përgjigje: Le të gjejmë prioritetet për një çast: martesat tuaja ishin false. Gratë tradhtonin. Një zgjidhje është divorci (për mua, e vetmja zgjidhje). Çdo dilemë tjetër është e parëndësishme dhe nuk duhet të shërbejë si arsye për të mjegulluar vështrimin. Ka vajza dhe gra që do të dinë të ndërtojnë me ju një martese të shëndetshme.

Mister X, kam një pyetje naive. Sa i dëmshëm është flirti?  Duke folur me burrin për këtë gjë ai thotë se flirti nuk është i dëmshëm dhe se nuk e ka problem nëse flirtoj, por vetëm nëse flirtoj. Jam kurioze të di mendimin tuaj. Bella.

Përgjigje: Flirti është rrethanë komunikimi e qëllimshme për të bërë dikë për vete. Të përfundosh në një dhomë hoteli është vetëm segmenti i fundit. Flirti është i pafajshëm. Por nuk mund të kthehet qëllim në vetvete.

Facebook Comments
Loading...