Pas lajmit se ka tradhtuar Jennifer Lopez, Alex Rodriguez shfaqet me sy të nxirë (FOTO)

Alex Rodriguez u shfaq me një shenjë të nxirë në afërsi të syrit të majtë gjatë mbërritjes në Miami, me të fejuarën e tij, Jennifer Lopez.

Sportisti 43-vjeçar, i cili propozoi yllit të muzikës pop, 49 vjeç, me një unazë rreth 4.5 milionë dollarë gjatë fundjavës, zgjodhi të mos vendoste syze dhe të nxiste thashetheme ndërsa ecte nëpër terminal pas udhëtimit romantik të çiftit në Bahamas.

Alex dhe këngëtarja Jennifer u kthyen në shtëpi vetëm disa orë pasi ish-e dashura e Jose Canseco, Jessica mohoi fjalët se ka qenë e përfshirë në një marrëdhënie me Alex.

Të dielën, Jose Canseco, 54 vjeç, tha se ish-gruaja e tij Jessica ka fjetur me Alex-in për vite me radhë madje e kanë tradhtuar JLo.

Por Jessica hodhi poshtë gjithçka përmes disa postimeve në Twitter ku sqaronte se asgjë nuk kishte ndodhur mes saj dhe Alex, pasi kanë 5 vite që nuk takohen.

“Këto akuza false që Jose po bën nuk janë të vërteta. Unë e njoh Alex-in për shumë vite dhe ka 5 vjet që nuk e kam parë. Dhe sigurisht që nuk kam fjetur me të. Jam mikesha e të dyve, Alex dhe Jennifer. Sa për Jose, ai mund të vazhdojë të luajë me miqtë e tij alienë”.

iconstyle.al
Facebook Comments
Loading...