Partneri im urinon dhe ejakulon në të njëjtën kohë

E dashur Suzi, jam një djalë 24 vjeç. Problemi im është se organi im është me përmasa të mëdha, mbi 20 cm. Kur kryej marrëdhënie me të dashurat nuk arrijnë të më kënaqin. Si të veproj? Jam i shqetësuar, do ketë ndonjë që të arrijë të më kënaqë?

-Ju keni probleme me perceptimin e aktit seksual. Akti është marrëdhënie dhe jo dikush që ju përdor juve dhe kështu t’ju kënaqë. Marrëdhënia seksuale është një komunikim qenie me qenie dhe jo një akt fiziologjik që shkaktohet nga të tjerët. Kur të kuptoni këtë të jeni i sigurt që do të filloni si ju, ashtu edhe partneret tuaja ta shijoni siç duhet marrëdhënien dyshe.

Përshëndetje Suzi! Kam një hall shumë të madh. Jam i martuar, 33 vjeç dhe nuk jam në gjendje të mirë me seksin, pasi nuk më ngrihet dhe shumë rrallë e kam penisin të fortë. Nuk e di se çfarë kam, jam shumë i shqetësuar se unë jam i ri, si ka mundësi të ndodhë? Kur jam vetëm jam mirë, kur afrohem me gruan në krevat kam të dridhura, më kap ankthi. Më kthe përgjigje se jam shumë i shqetësuar.

-Ashtu siç e shkruani edhe vetë, ju e keni kthyer aktin seksual në një burim stresi dhe frike. Kini kujdes! Mbase do të ishte mirë që të këshilloheni me një mjek androlog.

 

Partneri im urinon dhe ejakulon në të njëjtën kohë. Kjo gjë po kthehet në një problem kur jemi në intimitet. A është normale? 

-Normalisht, trupi i mashkullit gjatë ejakulimit nuk duhet të urinojë, sepse muskujt e fshikëzës urinare tkurren dhe nuk lejojnë daljen e urinës. Për këtë arsye, unë mendoj se ju duhet të bëni një vizitë me një urolog që të merrni një përgjigje më të saktë.

Facebook Comments
Loading...