Më parë masturboja çdo ditë, por ka 2 vjet ….

Zonja Suzi, kam dy vjet që jam lidhur me një djalë. E dua shumë, por kohët e fundit më duket sikur ai është ftohur. Më përpara bënim dashuri shumë shpesh, rreth 4-5 herë në javë, tani edhe dy herë dhe më shumë me insistim nga unë. Kam folur me të, e kam pyetur mos nuk më do më, mos ka ndonjë dashnore, por e ka mohuar. Më thotë vetëm që është i stresuar nga disa probleme familjare që ka. T’i besoj? Si mendon ti Suzi, mund të bëhet fjalë për tradhti?

-Stresi i ardhur nga problemet familjare mund të jetë i vërtetë. Kini kujdes, edhe kjo kërkesa me detyrim apo numërimi i herëve që bëni dashuri është shumë i gabuar.

Përshëndetje zonja Suzi! Jam një djalë 17 vjeç. Më parë masturboja çdo ditë, por ka 2 vjet që masturboj rreth një apo dy herë në muaj. Por çdo natë shoh ëndrra erotike dhe prishem në gjumë, pastaj më dalin puçrra në fytyrë. Sikur të kryej marrëdhënie a do të më ikin puçrrat? Po ëndrra a do të shoh më? Nuk kam kryer më parë marrëdhënie seksuale. Me respekt, Ardi.

-Ardi, je në moshën që po bëhesh i rritur dhe natyrisht që këto dukuri që ju përshkruani përjetohen si problem, ndërkohë që në të vërtetë janë thjesht shenjat e moshës në të cilën je. Puçrrat që ju shkruani apo aknet, siç njihen në gjuhën mjekësore, natyrisht që janë të lidhura me moshën, por janë edhe të lidhura me cilësinë dhe llojin e lëkurës. Megjithatë, një gjë është e sigurt, që ato nuk kanë lidhje me masturbimin, as me marrëdhëniet seksuale. Ëndrrat që shikon janë ëndrra të moshës, por edhe kur të rritesh pak më shumë do të vazhdosh të shikosh nganjëherë. Ardi, po rritesh!

Përshëndetje zonja Suzi! Jam një vajzë 22 vjeçe, jam 2 muajshe shtatzënë. Deri në sa javë mund të kryej marrëdhënie seksuale me burrin? Me respekt, Vera.

-Deri ditën e fundit, nëse do ta dëshirosh ti vetë. Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë nuk janë të dëmshme, përkundrazi janë relaksuese.

Përshëndetje zonja Suzi! Jam një vajzë 27 vjeçe. Kam kryer marrëdhënie me të dashurin tim vetëm njëherë dhe nuk më ka dalë gjak. A jam akoma e virgjër? Të lutem më kthe një përgjigje.

-Jo, ju nuk jeni më e virgjër. Gjakderdhja nuk është tregues i zhvirgjërimit.

Përshëndetje zonja Suzi! Doja t’ju bëja një pyetje. A është e vërtetë se mashkulli dhe femra ndiejnë më pak kënaqësi kur përdoret prezervativi? I vlerësoj gjithmonë mendimet tuaja. Tironsi, Vorë.

-Prezervativi nuk influencon te kënaqësia.

Facebook Comments
Loading...