Ori Nebijaj thumbon Bietën? Reagon moderatorja: “Duan sherr aty ku nuk ka!”

Ditën e djeshme moderatorja Ori Nebijaj bëri një postim disi dyshues në lidhje me një deklaratë të Bieta Sulos në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku ishte e ftuar për të surprizuar bashkëshortin, Alban Dudushi.

Ajo tha gjatë emisionit se vazhdimisht ka mospajtime mes saj dhe Albanit, kjo edhe për shkak edhe të brezave të ndryshëm.

“Jeni brez m… thotë Albani, e mbush gojën kur vjen puna tek ne me prefiks 2, meqë Albani është me prefiks 3 dhe ka gjithmonë këto përplasjet”, u shpreh Bieta e cila më parë zbuloi që kishte nisur në “Top Channel” në prapaskenat e “Top Show” 14 vite më parë si 20-vjeçare.

Pas këtij lapsusi të moderatores, Ori Nebijaj ka bërë një postim në Instastory ku shkruan: “Domethënë sot mësuam që 14+20= (nuk bëjnë 34)”.

E gjithë kjo situatë u interpretua si një thumbim nga ana e Orit për Bietën, por kjo e fundit nuk e ka lënë me kaq.

Ajo sqaroi në një postim në Instagram se nuk ka pasur asnjë lapsus por ishte një batutë për të treguar se pavarësisht moshës, janë të rinj:

“Ohooo tjetër histori kjo. Nuk të ndihmon aritmetika për të kapur lajme. Nuk kishte asnjë lapsus, por ishte një batutë për të treguar që pavarësisht moshës jemi të rinj. Edhe nuk e kuptoj pse patjetër duan të gjejnë sherr aty ku nuk ka”, shkruan moderatorja.

Ja pra qetësohuni! Marrëdhënia e vajzave është OK!

iconstyle.al
Facebook Comments
Loading...