Nuk i mban dot lotët! Beyonce qan gjatë fjalimit për xhaxhain që ndërroi jetë nga SIDA

Beyonce nuk i mbajti dot lotët, ndërsa u ngjit në skenën e “GLAAD Awards” ku nderoi xhaxhain e saj Jonny, i cili ndërroi jetë nga SIDA (në kohën kur ajo sapo nisi karrierën në muzikë).

Diva e muzikës “pop” pranoi çmimin “Vanguard Award” në 30-vjetorin e eventit, ndërsa e përshkroi Jonny-n si një nga meshkujt më të mrekullueshëm homoseksual që kishte njohur ndonjëherë.

“Ai ishte i guximshëm dhe nuk kishte pendime, në kohën kur ky vend kishte paragjykime. Të isha dëshmitare e humbjes së betejës së tij kundër SIDA-s ishte një nga eksperiencat më të dhimbshme të jetës sime. Kam shpresë që sfida e tij shërbeu për t’i hapur rrugën të rinjve që të jetojnë lirisht”, tha Beyonce.

Ajo shtoi se të drejtat e komunitetit LGBTQ janë të drejtat e njerëzimit:

“Të zgjedhësh se kë dashuron është e drejta jote”.

Eventi “GLAAD Awards” lidhet me përfaqësimin dhe gjithëpërfshirjen e komunitetit LGBTQ brenda medias.

/DailyMail

 

Facebook Comments
Loading...