Nuk e fsheh më! Era Istrefi festoi gjithë natën me partnerin dhe ja pamjet që donim

Aty ku ndodhet këngëtari britanik Julian Perreta, gjendet edhe Era Istrefi!

Këngëtarja nuk e fsheh më lidhjen e saj romantike me Julian dhe tashmë publikon foto dhe video sa herë që janë bashkë.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në një club në Londër ku partneri i saj performonte live.

Era ka përcjellë për fansat pamje të ndryshme nga performanca e këngëtarit i cili këndonte në mesin e disa balerinave seksi në club-in e natës.

Këngëtarja duket se është dëfryer shumë teksa ndiqte nga larg performancën e tij bashkë me miq të tjerë.
 

Tashmë ata nuk e fshehin lidhjen e tyre dhe këngëtari i njohur i tregon ndjenjat edhe përmes komenteve që i lë herë pas herë të dashurës shqiptare në Instagram.

“Perfeksioni ekziston”, i shkroi pak ditë më parë Julian Perreta këngëtares shqiptare e cila tashmë e thërret “zemër”.

Era Istrefi hodhi pas krahëve historinë e dashurisë me ish-menaxherin e saj Faton Shoshi, ndërsa Perreta i ka dhënë fund lidhjes me supermodelen Barbara Palvin kohë më parë.

Tani na mbetet vetëm të presim që ta bëjnë zyrtare!

Facebook Comments
Loading...