Nesër në “Xhenet”/ Kaja i shpëton jetën Arzus dhe më pas e rrëmben atë

 

Xhenet tenton të telefonojë ambulancën për të dërguar Melisën në spital, por Melisa nuk e lejon. Ajo i thotë Xhenetit se nuk meriton përkujdesjen e saj dhe se nuk e fal dot veten për ato që i ka bërë. Xhenet preket nga fjalët e Melisës. Nilgyn e ndalon Selimin që të denoncoj Xhengizin në polici.

Melisa i kërkon falje Xhenetit. Xhenet i thotë Melisës se e fal nëse ajo nuk e lëndon më dhe shndërrohet një njeri më të mirë. Melisa dhe Xhenet përqafohen. Xhenet dërgon Melisën në shtëpinë e saj në mënyrë që Mukades të kujdeset për plagën e saj.

Nilgyn mbron Xhengizin nga burgu, pasi ka frikë se Sojerët do të marrin hakun e Rizas tek Selimi. Selim edhe pse e mëson këtë gjë, nuk tërhiqet nga denoncimi. Nilgyn i tregon Selimit se Ozlem pret një fëmi nga Mahiri. Beste nuk miraton vendimin e Xhenetit për të ftuar Melisën në shtëpi. Melisa i kërkon falje gjithë familjes së Xhenetit duke thënë se çdo gjë e ka bërë nga xhelozia. Ajo kujton se si Xhenet është përkujdesur për të kur shpërtheu zjarri. Xhenet sillet ftohtë me Melisën.

Xhenet telefonon Selimin për t’i kërkuar falje që nuk shkoi në komisariat. Selim ka vendosur të mos akuzojë Xhengizin në polici. Nilgyn i jep këtë lajm Xhenetit. Selim e mohon Xhengizin si babain e tij dhe shprehet krenar që nuk është djali i tij biologjik. Melisa i rrëfen Mukadesit se është shumë e lumtur që Xhenet është motra e saj, por nuk do t’i tregojë asaj të vërtetën pa i fituar më parë zemrën. Mukades mëson se Melisa e ka mohuar Arzun si nënë dhe se ajo është larguar nga shtëpia e Sojerëve.

Arzu është gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore. Për të kujdeset një burrë në një kasolle të braktisur. Xhenet telefonon Orhanin për të marrë Melisën nga shtëpia e saj. Orhan qorton Melisën pasi mendon se ajo ka sulmuar sërish Xhenetin. Melisa përlotet. Xhenet mbron Melisën duke i treguar Orhanit të vërtetën.

Mukades i bën të qartë Orhanit se tashmë Melisa është pjesë e familjes. Arzun e mbajnë të mbyllur në kasolle. Personi që e ka shpëtuar nga mbytja është Kaja. Arzu ka qenë pa ndjenja kur Kaja e ka nxjerrë në breg. Kaja e siguron Arzun se nuk do të ndahet më kurrë prej saj.

Orhan i thotë Melisës se nuk e beson që ajo është penduar dhe ka hequr dorë nga Selimi. Melisa këmbëngul se ka ndryshuar qëndrim ndaj Xhenetit. Mahir është i shqetësuar për Arzun. Selma i rrëfen Mahirit se Arzu ka fikur telefonin dhe e udhëzon atë që të divorcohet nga Arzu e të martohet me Ozlemin.

Melisa ndjen mungesën e Arzus. Mukades gjen letrën që Arzu i ka shkruar Xhenetit, por mendon se letrën e ka shkruar Selim. Selim i rrëfen Xhenetit se e vret ndërgjegjia që po ruan sekretin e Xhengizit.

Ozlem nxehet me sjelljen e Nilgynit dhe Selimit ndaj Xhengizit. Selim e mohon Xhengizin para Ozlemit. Melisa nuk e shikon letrën që Arzu i ka shkruar.

Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Xhenet

Facebook Comments
Loading...