Nesër në “Xhenet”/ Arzu divorcohet nga Mahir

 

Sema nuk e lejon Melisën t’i tregojë Mahirit të vërtetën. Selim nxehet kur shikon Melisën pranë Xhenetit. Melisa nuk e lejon Xhenetin t’i tregojë Selimit rreth aksidentit, por Xhenet nuk i bindet. Kaja pyet rojen e varrezave për Halilin, por ai nuk i jep asnjë informacion. Kaja mëson se Halilin e ka rrëmbyer roja e Xhihanit.

Selim mëson se Xhihan ka patur për qëllim të vrasë Xhenetin dhe se ai po shantazhon Arzun. Xhihan përgatit kostumin e dasmës me Arzun. Arzu firmos letrat e divorcit. Mahir i shpreh pendesën Arzus dhe i rrëfen se nuk dëshiron të divorcohen. Arzu i thyen zemrën Mahirit duke i thënë se nuk e ka dashur atë kurrë në mënyrë që ai të firmosë letrat e divorcit. Mahir nxehet dhe firmos letrat e divorcit.

Truproja e Xhihanit vret rojen e varrezave para se t’i tregojë Kajas sekretin e tij. Melisa dhe Xhenet i kërkojnë Arzus të mos bjerë pre e shantazhit të Xhihanit, por Arzu nuk e lejon Melisën të dorëzohet në polici. Xhenet, Melisa dhe Selim bëjnë një plan kundër Xhihanit. Truproja i Xhihanit e braktis Halilin në mëshirë të fatit në një banesë të pabanuar.

Xhenet i lë takim emergjent Kajas dhe ai shqetësohet. Xhenet i tregon Kajas se Xhihan po e shantazhon Arzun që të martohen. Arzu i kërkon Mukadesit që të jetojnë sëbashku me Xhenetin dhe Melisën në shtëpinë që ajo ka blerë. Mukades pranon. Kaja nxehet me veten. Selim i kërkon Kajas që të gjejnë provat me të cilën Xhihan kërcënon Melisën, në mënyrë që të provojnë bashkëfajësinë e Xhihanit në polici.

Kaja dyshon se personi që Melisa ka aksidentuar është gjallë dhe se çdo gjë ka qenë një kurth nga Xhihan. Kaja i kërkon falje Xhenetit, por Xhenet nuk e fal. Halil telefonon Kajan për t’i kërkuar ndihmë.  Arzu, Mukades, Melisa dhe Xhenet janë të lumtura për faktin që do të jetojnë sëbashku. Melisa krijon iluzionin se Arzu nuk do të martohet. Melisa i thotë Arzus se Kaja mendon që gjithçka ka qenë një kurth i Xhihanit.

Arzu nxehet me vajzat që kanë kërkuar ndihmë nga Kaja dhe nuk pranon që ai ta ndihmojë. Trupëroja i Xhihanit i ka ngritur kurth Kajas duke e thirrur në emër të Halilit dhe më pas i drejton atij armën. Arzu është e lumtur kur e shikon vetën të rrethuar nga njerëzit e saj të dashur. Sema preket kur mëson se Arzu ia ka falur aksionet e saj.

Selim, Melisa dhe Xhenet bashkëpunojnë për të mbrojtur Arzun nga Xhihani. Procesi i divorcit të Arzus dhe Mahirit finalizohet. Xhihan planifikon të martohet me Arzun në po të njëjtën ditë. Arzu i lutet Xhihanit për më shumë kohë, por ai nuk pranon. Melisa kalon natën jashtë shtëpisë sëbashku me Selimin për të mbrojtur Arzun.  Melisa falenderon Selimin për mbështetjen dhe i uron atij lumturi pranë Xhenetit. Selim nuk e beson Melisën për sinqeritetin e saj.

Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Xhenet”.©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...