Nesër në “Vrasje të Vogla”/ “Oja është shtatëzënë” –Episodi 85

 

Oja mendon të kthehet pranë familjes, por edhe prindërit e injorojnë. Ilhan zbulon se të gjitha komentet negative kundër Ojas janë dërguar nga e njëjta adresë. Oja nuk i përgjigjet telefonatave të askujt. Ajo kujton se si familja nuk e ka besuar për pafajësinë e saj në çështjen me Edipin.

Ilhan gjen vendodhjen e Ojas për t’i dhënë lajmin e mirë. Oja tenton të vetëvritet duke u mbytur. Ndërsa mbetet pa frymë ajo e kupton se Merve dhe Elif janë bashkuar për t’i ngritur asaj kurth. Ajo shpëton veten në çastin e fundit. Ilhan i tregon Ojas se gjithë komentet negative në internet janë shkruar nga Elif.

Merve thur ëndrra për rikthimin e saj me Serhanin. Elif i jep Merves lajmin se Oja ka vdekur. Merven fillon t’a vrasë ndërgjegjia. Pelin pyet Merven rreth Ojas dhe kjo gjë e vë në siklet Merven.  Elif i thotë se ka ndjekur pas Ojan dhe e ka parë atë teksa tentonte të vetëvritej.

Oja kryen analizat për të zbuluar se me çfarë e ka helmuar Elif. Ajo zbulon se çdo mekanizëm në organizmin e saj është dëmtuar nga mjekimi që i ka dhënë Elif. Analiza e saj zbulon gjithashtu se është shtatëzënë. Oja dhe Ilhan festojnë lajmin të përlotur. Ilhan është i shqetësuar se mos helmi që i ka dhënë Elif Ojas ka dëmtuar shtatëzaninë e saj.

Ilhan dhe Oja shkojnë në konferencën ku pozicioni i ri i Elifit do të reklamohet për mediat. Ilhan shpërndan fletëpalosje ku rrëfen mashtrimin e saj kundër Ojas. Të gjithë të ftuarit flasin keq për Elifin dhe e largojnë atë të turpëruar.

Oja kërcënon Elifin se do t’i heqë asaj licensën si mjeke duke zbuluar që e ka helmuar, nëse nuk bashkohet me të për të marrë hak ndaj Merves. Elif i ka thënë Merves se Oja ka vdekur me urdhër të Ojas.

Serhan ndjen mungesën e Ojas dhe i rifillojnë krizat e ankthit. Merve përfiton nga rasti për t’u rikthyer me Serhanin. ©gazetapaloma

Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Vrasje të Vogla”

Facebook Comments
Loading...