Nesër në “Vrasje të Vogla”/ “Merve tenton të shpëtojë martesën” –Episodi 47

 

Merve dyshon se Serhan është dashuruar me Ojan, prandaj po i kërkon divorcit. Në periudhën e gjimnazit Merve i dërgonte Edipit letra dashurie anonime. Edip e ka grisur letrën duke i thyer zemrën Merves. Merve ballafaqohet me Ojan  për t’i kërkuar asaj të largohet nga Sarmashëja sëbashku me Edipin. Oja është e vendosur të mbrojë Edipin dhe të ndërrojë rregullat që ka vendosur Merve në lagje. Edip heq dorë nga Sarmashëk.

Oja i shkon Serhanit në dhomën e hotelit për t’i kërkuar llogari për faktin që s’e ka telefonuar. Serhan nuk kthehet me Ojan nëse ajo nuk e bën lidhjen e tyre publike. Oja i rrëfen Serhanit se lidhja e tyre është e gabuar për sa kohë nuk ka përrunduar divorci.

Tajlan përdor Berkun për të surprizuar Pelinin. Ai e ndalon Pelinin që të takohet me Merven duke e fajësuar atë për tentativën e saj të vetëvrasjes. Pelin i shkon Ojas në shtëpi për t’i treguar asaj se edhe ajo ka tentuar të vetëvritet. Oja nuk e beson Pelinin dhe e kupton se ajo ka një tjetër qëllim. Pelin pyet Ojan për Serhanin dhe e kupton nga gjuha e saj e trupit se mes tyre ka diçka.

Merve vendos të bind të gjithë se martesa e saj me Serhanin vazhdon të jetë e lumtur dhe i vë qëllim vetes të pajtohet me të. Ajo fton ortaken më të rëndësishme të kompanisë në shtëpinë e saj në emër të Serhanit, në mënyrë që të detyrojë Serhanin të darkojë në shtëpi. Serhan nuk pranon të shkojë në darkë.

Arzu debaton me një shofer pasi e ofendon për faktin që është femër. Mehmet ndërhyn për t’i ndarë, por Arzu tregohet e zonja e vetes. Ai i dhuron Arzus një dhuratë për hapjen e kompanisë së re dhe e fton atë të shkojnë në lokalin e tyre të preferuar si çift. Pelin fton Arzun dhe Ojan për të organizuar një mbrëmje beqareshash dhe ato pranojnë.

Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Vrasje të Vogla” ©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...