Nesër në “Vrasje të Vogla” – Merve dhe Pelin pajtohen /Episodi 19

 

Oja ndihet fajtore për ëndrrën romantike që ka parë me Serhanin. Oja dhe Serhan takohen rastësisht të nesërmen dhe Oja shokohet kur mëson se Serhan e ka me të vërtetë dorën e djegur.

Serhan fton Ojan në ndërtimin e shtëpisë së zogjëve. Oja i rrëfen Edipit se ka filluar të ndryshojë për keq. Edip fajëson Serhanin për këtë gjë. Ky konflikt prish marrëdhëniet mes Ojas dhe Edipit. Burxhu vë re ndryshimin e Mehmetit që pas mbledhjes së punës.

Mehmet fillon të dyshojë se Burxhu e dëshiron atë vetëm për paratë. Burxhu shtiret si e ofenduar dhe Mehmet pendohet. Mehmet i tregon Burxhus se shtëpinë ia ka dhuruar Arzusë. Burxhu e pret keq lajmin. Mehmet i premton Burxhusë se do t’i blejë një tjetër shtëpi luksoze në të njëjtën lagje.

Mehmet shkon në shtëpinë e Arzus për t’i dhënë lajmin e divorcit fëmijëve. Nilaj i mban qëndrim të atit. Arzu i premton Ajazit se Mehmet do të mbetet në jetën e tyre. Ajaz e pret shumë mirë divorcin. Mehmet mbyll kartat e kreditit të Arzusë. Burrat fillojnë të qëndrojnë më shumë në shtëpi, sepse klubi i burrave është mbyllur. Pelin e kupton se çdo gjë është plan i Merves.

Tajlan dhe Pelin thurin një plan për të rregulluar situatën me Merven. Femrat e shoqërisë së lartë i shkojnë Merves me dhurata në shtëpi në mënyrë që ajo të riflasë me agjensinë e shërbëtoret e tyre si dhe të rihapë klubin e burrave. Mikeshat i kërkojnë falje Merves për sjelljen e tyre në lidhje me Burxhunë. Merve rishpallet kryetarja e tyre.

Edhe Pelin vendos të rikthejë miqësinë me Merven. Burxhu zhgënjehet nga Pelin. Mikeshat e tjera nxisin Merven kundër Pelinit. Merve fal Pelinin dhe gjithë mikeshat e tjera pranojnë vendimin e Merves. Merve dhe Pelin përpiqen të rifitojnë miqësinë e Arzus. Arzu ruan marrëdhëniet vetëm me Ojan dhe e fton atë për darkë. Burxhu kërkon që Oja të bëhet mjekia e saj dhe i tregon se po planifikon një shtatzani me Mehmetin. Oja nuk e pranon Burxhun si paciente dhe as si mikeshë.

Serhan shkon i paftuar në shtëpinë e Ojas dhe i mëson asaj se si të bëjë shtëpi për zogjtë. Merve nga ana e kundërt vendos kurthe në shtëpi në mënyrë që zogjtë të mos i afrohen kopështit të saj. Serhan dhe Oja flirtojnë me njëri tjetrin pa dijeni dhe më pas pendohen. Pelin është e lumtur që është pajtuar me Merven.

Oja viziton Arzun dhe njihet me fëmijët e saj. Oja i fiton zemrën Nilajit dhe Ajazit duke u dhënë dhurata. Arzu preket. Serhan përpiqet të rindezë romancën me Merven, por ajo i rrëfen se nuk ka qenë plotësisht vetëvetja në kohërat kur janë njohur. Serhan nxehet me Merven kur shikon kurthet për zogjtë që ajo ka ndërtuar dhe urdhëron heqjen e tyre.

Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Vrasje të Vogla” ©gazetapaloma

Facebook Comments
Loading...