Nesër në “Vrasje të Vogla”/ “Mehmet rifiton zemrën e Arzus” –Episodi 83

 

Burxhu mendon të vrasë Arzun pas këshillës së Merves. Arzu lyen thonjtë me të njëjtën ngjyrë si Oja. Të njëjtën ngjyrë kanë edhe thonjtë e personit që është konfliktuar me viktimën e Sarmashësë. Trupi i viktimës rikthehet në mjekësinë ligjore pasi komisari dyshon se çështja po korruptohet.

Arzu i rrëfen Elifit se gjëndja e saj mendore dhe shëndetësore është rënduar. Elif ka qenë gjithmonë egoiste dhe kompetitive. Ajo kërkon të marrë hak ndaj Ojas pasi ajo ka qenë më e mirë në fakultet dhe më e suksesshme në karrierë. Merve i shkon Ojas në shtëpi njëkohësisht me Elifin. Merve këshillon Ojan të ruhet nga Elifi. Elifit nuk i pëlqen fakti që Merve i ka shkuar për kontroll Ojas.

Edip i shkon Merves në shtëpi dhe mahnitet kur shikon përkujdesjen e saj ndaj Milës. Ai i shpreh dashurinë Merves dhe ajo tronditet. Tajlan këshillon Mehmetin të mos heq dorë nga Arzu. Mehmet i kërkon ndihmë Pelinit për të krijuar një plan për të rifituar Arzun.

Oja asfiksohet nga alergjia dhe për pak sa nuk shkakton një aksident ndërsa ka Elifin në makinë. Elif trembet dhe fillon të shmanget prej Ojas. Ajo fiton punën në spitalin që më parë i ishte ofruar Ojas.

Mehmet fillon të heq dorë nga natyra e tij maskiliste dhe të ndjekë këshillat feministe të Pelinit. Arzusë i bëhet qejfi nga komplimentet e Mehmetit. Enver sillet më mirë se Mehmet me Arzun dhe Mehmet e kupton se po humb. Pelin këshillon Mehmetin t’i kërkojë falje Enverit që e ka rrahur.

Ilhan është i vendosur të zbulojë se kush është personi anonim që po bën komente negative ndaj Ojas si mjeke. Inxhi këshillon Ojan që të mos miqësohet me Elifin pasi e mban mend negativitetin e saj që nga fakulteti. Mehmet i shkon Arzus në zyrë për t’i kërkuar falje Enverit në sy të saj. Ai i shpreh dashurinë Arzusë në mënyrë të tërthortë. ©gazetapaloma

Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Vrasje të Vogla”

Facebook Comments
Loading...