Nesër në “Vrasje të Vogla”/ “Burxhu shpërngulet pranë Arzusë” –Episodi 54

 

Pelin zgjedh të mbaj anën e Burxhusë. Buxhusë i duhet të zgjedhë ndërmejt shoqërisë me Merven ose me Pelinin. Ajo zgjedh Merven.

Arzu i tregon Ojas se është e lënduar për faktin që Mehmet ka luajtur me të dhe Burxhun njëkohësisht. Pelin paralajmëron Arzun se Merve dhe Burxhu janë bashkuar dhe se Burxhu planifikon të zhvendoset në Sarmashë.

Merve i ofron Burxhusë shtëpinë që ndodhet përballë shtëpisë së Arzusë. Oja nxit Inxhin që të blejë shtëpinë përballë Arzusë. Pelin shtiret para Arzusë sikur s’e pëlqen Burxhunë.

Serhan rrëfen se ndihet si i burgosur në shtëpi pranë Merves. Edip provokon Merven duke i thënë se është bërë pronar i lokalit kundër ëshirës së saj. Merve përpiqet të rifitojë interesin e Serhanit, por ai e paralajmëron se do të largohet nga shtëpia pas zgjidhjes së problemeve me sigurinë.

Inxhi pëlqen shtëpinë që Oja ka përzgjedhur për të dhe vendos t’a blejë atë. Merve e siguron Ojan se shtëpia është e Burxhusë. Inxhi dhe Burxhu konfliktohen për shtëpinë. Oja përpiqet të mësojë detaje rreth shtatzanisë së Burxhusë. Inxhi shokohet kur mëson se Merve është bashkëshortja e Serhanit. Oja e siguron se ata po divorcohen, por mohon të ketë lidhje me Serhanin.

Edip nuk arrin t’i tregojë Ojas se Serhan është shpërngulur tek Merve. Pronari i shtëpisë vendos t’i shesë shtëpinë Inxhit. Merve vendos të bëjë Inxhin të tërheq ofertën për shtëpinë. Ajo anulon rezervimin e restorantit ku Inxhi do të bënte dasmën duke i prishur asaj planet e dasmës. Inxhi heq dorë nga Sarmashë. Oja i shkon Merves në shtëpi për t’iu ankuar për Inxhin, por shokohet kur gjen Serhanin pranë saj.

Serhan vendos t’i tregojë çdo gjë Merves i nxehur,  ajo i shmanget. Oja qan e vetmuar. Burxhu feston lajmin e tërheqjes së Inxhit nga shtëpia.

©gazetapaloma

Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Vrasje të Vogla”

Facebook Comments
Loading...