Nesër në “Një Mundësi e Dytë”/ “Migel kthehet me Karolën” –Episodi 31

Ikaro i tregon Manusë se është takuar dhe me Migelin dhe ai është në kërkim të Lusias. Manu krijon iluzionin se Lusia i do, por Ikaro ia ndalon të falë të ëmën.

Ikaro i tregon Lauretës se është takuar me Lusian në shtëpinë e Kakaus. Ai po ashtu i tregon se Lusia kërkon hakmarrje ndaj saj. Laureta mashtron Ikaron duke i thënë se Lusia e urren pasi ajo e ka ndaluar të kryejë një tjetër vrasje. 

Rosa i sugjeron të ëmës të vazhdojë punën në shtëpinë e Selmës. Roshel i tregon familjes se Severo mban para të fshehura. Manu i tregon Sefas për kthimin e Lusias dhe ajo e këshillon që t’a fal të ëmën.

Nana bind Beton që të kthehet me Karolën dhe Valentinin në shtëpi. Beto nuk e lejon Karolën që të përdorë më famën e tij për të mbledhur para. 

Zhigoloja i tregon Rosas se Laureta është e përfshirë në tregëti droge.

Remi dyshon se ka diçka mes të atit dhe Goretit. Dashnorja e Dodos lidhet me djalin e tij, Lobin. 

Karola i hedh fajin Lauretës për lidhjen e Valentinit me Rosan.

 Manu i thotë Lusias se nuk dëshiron të takohet me të ëmën. Lusia bind Manunë që t’i jap një mundësi të ëmës për ta sqaruar rreth arsyes së largimit. Manu i kërkon Kakaus adresën e Lusias. Lusia vendos të takohet me Manunë. 

Manu i tregon dhe Ikaros se do të takohet me të ëmën dhe i jep atij adresën e takimit. Ikaro i tregon edhe Lauretës adresën. Karola merr adresën dhe vendos të njoftojë policinë. Maura dhe Donka janë policët të cilët urdhërohen me arrestimin e Lusias. 

Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Një Mundësi e Dytë”

Facebook Comments
Loading...