Nesër në “Një Mundësi e Dytë”/ “Lusia i shpëton sërish policisë” –Episodi 32

Gota parandjen se Manu ka lajmëruar policinë dhe e ndalon Lusian të hyjë brenda për të takuar Manuelën. Manu shokohet kur shikon policinë dhe largohet pa dhënë asnjë sqarim.

Rosa shokohet kur mëson se Laureta dhe Karola janë mike. 

Babai i parashikon Donslisias se me kalimin e kohës Donka do të ketë ndjenja për Maurën. Manu nuk dyshon se Laureta dhe Ikaro kanë gisht në njoftimin e policisë kundër Lusias. 

Donka i tregon Migelit se policia ka rënë në gjurmët e Lusias dhe e paralajmëron se kushdo që shikohet pranë Lusias në momentin e arrestimit do të përfundojë në burg. Ai i mban qëndrim Rosas para gjithë familjes. 

Ikaro dyshon se Laureta është personi që ka spiunuar Lusian, por Laureta e bind për pafajësinë e saj. 

Valentin i tregon gjithë familjes se Rosa është një prostitutë. Beto e kupton se Karola po vazhdon të përdorë emrin e tij për të fituar para fshehurazi tij. 

Manu i rikthehet drogës. 

Beto takohet me një mik të vjetër të profesionit dhe i rrëfen atij se ka qenë gjithmonë gjallë. Ai e bind Beto të vazhdojë karrierën e tij nën një emër tjetër artistik.

Rosa investigon rreth punëve të pista të Lauretës dhe i jep gjithë informacionet e Robervalit. 

Lusia dhe familja adoptuese e Manusë vihen në kërkim të saj pasi zhduket gjatë gjithë natës. 

Kakau shikon Rosan me Robervalin dhe shkakton një skenë xhelozie. Roberval e bind se po përdor Rosën për të marrë të dhëna rreth Ikaros dhe Lauretës. 

Roshel organizon një festë të madhe ku Manu shkon e droguar. Ajo ka kaluar natën me Narcison. Hedgar i tregon Lusias. Akasio dhe Lusia shkojnë në festë për të qetësuar Manunë. Manu rrëfen me zë të lartë në festë se paratë e familjes janë të vjedhura dhe zihet me Roshelin./ @gazetapaloma

Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Një Mundësi e Dytë”

Facebook Comments
Loading...